Shkrimtari. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Shkrimtari
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873045052



Скачать книгу

pune duke përfshirë edhe tonën. Theos-2 tashmë ka zbritur mbi Nibir dhe të dy janë jashtë rrezes së veprimit të sistemit të komunikimit me vorbullat e dritës.» Nxori nja dy shtëllunga tymi, pastaj vazhdoi «Furnizimi me karburant dhe ushqime është në nëntëdhjetë e nëntë përqind.»

      Â«Të lumtë, po shoh se je duke marrë kontrollin e situatës. Vazhdo» e inkurajoi Petri i kënaqur.

      Â«Të gjashtë pjesëtarët e mbetur të ekuipazhit janë në gjendje të shkëlqyer. Mbrojtëset dhe armatimet janë në efiçencë maksimale. Problemi i vetëm është që nuk kemi më një H^COM për të kontaktuar të Moshuarit që edhe t’u raportojmë për situatën.»

      Â«Këtu gabohesh» i tha Petri.

      Â«Ã‡farë kërkon të thuash?»

      Â«Dua të them se është akoma edhe një H^COM që funksionon.»

      Â«Por i vetmi që kishim u bë copë copë me anijen kozmike.»

      Â«Po ai që i kemi lënë tokësorëve?»

      Â«Ã‡a dreqin, ke të drejtë. Më kishte dalë nga mendja. Duhet të kthehemi tek ata dhe të na e japin.»

      Â«Merre shtruar, plako. Kemi kohë për këtë. Unë të parën gjë që do bëja, do shkoja për një shëtitje në hënë për të parë nëse arrijmë të rikuperojmë ndonjë pjesë nga anija jonë e mrekullueshme që ti e çove me gëzim drejt shkatërrimit të plotë.»

      Â«Unë? E ç’hyj unë këtu? Ishe ti që e hodhe në erë aty lart.»

      Â«Dhe kush ishte ai që humbi sistemin e pultit të kontrollit?»

      Â«Po ai ishte faji yt. Metoda e lidhjes ishte difektoze.»

      Â«Në rregull, në rregull. Ajo që ndodhi, ndodhi. Tani të përpiqemi t’i japim zgjidhje kësaj situate. Edhe pse jam një optimist i pandreqshëm, për momentin nuk arrij të shoh zgjidhje gjeniale.»

      Â«Do të jenë valët gama» u përgjigj Azakisi duke ia kthyer shokut të vet me të njëjtën monedhë. «Duke supozuar gjithmonë se ato katër neurone që sorollaten në kokën tënde të zbrazët janë akoma në gjendje të transmetojnë.»

      Â«Pas kësaj shakaje fare pa kripë mund të njoftoj më në fund se Zaku i vjetër është sërish mes nesh. Mirë se u ktheve.»

      Â«Aëherë, a do ta çosh këtë anije tek vendi i eksplozionit pa na përplasur pas ndonjë mali hënor?»

      Â«Sigurisht shef. Nën urdhrat e tua» u shpreh Petri duke imituar paksa mënyrat ushtarake që i kishte parë të përdoreshin shpesh nga miqtë e tij tokësorë. «Destinacioni në hënë» shtoi me gëzim, pasi kishte ndezur motorët dhe vendosur itinerarin në drejtim të satelitit.

      U deshën vetëm nja dy minuta për të mbërritur në vendin ku ishte shpërbërë Theosi. Anija nisi të mbikqyrte me ngadalë zonën në faqen e padukshme të Hënës që kishte pësuar goditjen si pasojë e eksplozionit. Terreni, normalisht me shumë gunga dhe plot me kratere të shkaktuara nga goditjet e vjetra të qindra meteoritëve që, në miliona vjet e kishin bërë shoshë fare, tani dukej çuditërisht i sheshtë dhe i lëmuar në afro gjashtëqind kilometra katrorët e tij. Vala e energjisë së gjeneruar nga shpërthimi kishte bërë copë e çikë gjithçka që gjendej aty. Shkëmbinj, kratere dhe gropa nuk ekzistonin më. Dukej sikur kishte kaluar mbi të një rul gjigand, duke lënë pas vetes një sipërfaqe të pamasë me rërë të butë ngjyrë gri.

      Â«E pabesueshme» foli Petri. «Duket sikur po fluturojmë sipër shkretëtirës së pafund të Siharit në Nibir.»

      Â«Kemi shkaktuar një katastrofë të madhe» tha Azakisi i dëshpëruar.

      Â«Jo, ore jo. Nuk e sheh sa i bukur është tani peisazhi? Më përpara sipërfaqet kishin më shumë rrudha se i Moshuari ynë Suprem, ndërsa tani është e lëmuar si lëkura e një fëmije.»

      Â«Nuk më duket se ka ngelur shumë nga anija jonë e dashur kozmike.»

      Â«Po bëj një kontroll të imtësishëm të zonës por shumica nga ato që kam gjetur janë copa të madhësisë vetëm disa centimetra kub.»

      Â«Nuk ka ç’të thuash. Sistemi i vetëshkatërrimit ka funksionuar shkëlqyeshëm.»

      Â«Ej Zak» tha papritur Petri. «Sipas teje, kjo çfarë është?» dhe tregoi një pikë të errët mbi ekranin qendror.

      Â«E nga ta di... Nuk shihet mirë. Ça thonë sensorët?»

      Â«Nuk po zbulojnë dot gjë. Sipas tyre aty nuk ka asgjë përveç rërës por mua më duket se shoh edhe diçka tjetër.»

      Â«Ã‹shtë e pamundur që sensorët nuk po zbulojnë dot gjë. Provo të bësh një test të kalibrimit.»

      Â«Më jep vetëm një sekondë.» Petri u mor me një sërë komandash holografike pastaj u prononcua «Parametrat janë në normë. Duket se gjithçka po funksionon mirë.»

      Â«E çuditshme... E provojmë t’i afrohemi pak.»

      Anija numër gjashtë lëvizi ngadalë në drejtim të atij objekti të çuditshëm që ngjante se po dilte nga shtresa e pluhurit dhe e rërës gri.

      Â«Zmadhim maksimal» urdhëroi Azakisi. «Po ça është ajo?»

      Â«Me aq pak sa arrihet të shihet, duket si një pjesë e një strukture artificiale» guxoi të thoshte Petri.

      Â«Artificiale? Besoj se asnjë prej nesh nuk ka instaluar ndonjëherë diçka të tillë në hënë.»

      Â«Ndoshta kanë qenë tokësorët. Më duket se kam lexuar diku se ata kanë kryer disa misione në këtë satelit.»

      Â«Gjëja padyshim e çuditshme është se sensorët nuk po zbulojnë asgjë nga ajo që po na shohin sytë.»

      Â«Nuk di ç’të të them. Ndoshta janë dëmtuar nga shpërthimi.»

      Â«Po edhe nëse është bërë tani një test dhe gjithçka rezulton në rregull» këmbënguli Azakisi në mëdyshje.

      Â«Atëherë ajo gjëja që po shohim duhet të jetë bërë nga ndonjë lloj materiali i panjohur për ne dhe që sensorët tanë nuk janë në gjendje ta ekzaminojnë.»

      Â«Do të më thuash se tokësorët kanë arritur të shpikin një përbërje që nuk e njohim as ne, e kanë sjellë këtu lart dhe që kanë ndërtuar një bazë ose diçka të ngjashme me