Shkrimtari. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Shkrimtari
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873045052



Скачать книгу

tashmë, si thua ti?»

      Â«Por nuk është e mundur» tha komandanti ndërkohë që shoku i tij i aventurave po e tërhiqte prej krahu, në drejtim të modulit të komunikacionit të brendshëm numër tre.

      Â«Në fakt, mund edhe të bëhet provë për të ndërprerë proçedurën në mënyrë manuale por do të duheshin të paktën tridhjetë minuta, dhe ne kemi a s’kemi një minutë kohë.»

      Â«Prit, ndalo» thirri atëherë Azakisi duke u liruar nga shtrëngimi i fortë i mikut me vetëm një tërheqje të krahut. «Nuk mund ta lëmë të shpërthejë këtu. Vala e energjisë e shkaktuar nga shpërthimi do të arrinte në tokë brenda pak minutave dhe pjesa e ekspozuar e planetit do të preket nga një valë goditjeje gjigande që do të shkatërronte gjithçka që do hasë gjatë kalimit.»

      Â«Tashmë e kam bërë gati komandimin e Theosit nga anija. Do ta zhvendosim sapo të kemi hipur, gjithmonë nëse ti luan nga vendi» e qortoi Petri ndërsa i kapte sërish krahun mikut të tij dhe e tërhiqte peshë në drejtim të modulit.

      Â«Gjashtëdhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

      Â«Po ku kërkon ta zhvendosësh?» vazhdoi Azakisi ndërkohë që dera e modulit të komunikacionit të brendshëm po hapej në kabinën e anijes në nivelin gjashtë. «Nuk do të mjaftojë një minutë për të arritur një distancë të tillë nga...»

      Â«A do pushosh së dërdëllituri?» ia preu fjalën Petri. «Mbylle sqepin dhe ulu aty. Tani do merrem unë me këtë.»

      Azakisi, pa dhënë asnjë koment tjetër, iu bind urdhrit dhe zuri vend mbi kolltukun ngjyrë gri në krah të panelit qendror. Ashtu siç kishte bërë me dhjetëra herë në situata po kaq të rrezikshme, vendosi t’i besonte plotësisht aftësisë dhe eksperiencës së shokut të tij. Ndërkohë që Petri, gjithë zell, merrej me një sërë hologramesh manovrimi tredimensionale, mendoi të kontrollonte se si kishte përfunduar evakuimi i pjesës tjetër të ekuipazhit, duke kontaktuar ndërkohë pilotët një e nga një. Në pak sekonda konfirmuan shkëputjen e anijeve nga anija kozmike mëmë. Ishin duke u larguar me shpejtësi. Komandanti nxori një frymëmarrje të thellë prej lehtësimit dhe e drejtoi sërish vëmendjen tek manovrat mjeshtërore të mikut të tij.

      Â«Tridhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

      Â«Dolëm jashtë» u shpreh Petri. «Tani po zhvendos Theosin.»

      Â«Ã‡farë mund të bëj për të të ndihmuar?»

      Â«Asgjë, mos u bëj merak. Je në duar të sigurta» dhe i shkeli syrin e djathtë, ashtu siç ia kishin mësuar miqtë e tij tokësorë. «Do ta pozicionoj anijen pas hënës. Që aty nuk do të mund të shkaktojë asnjë dëm.»

      Â«Dreq» u shpreh Azakisi. «Nuk më kishte ardhur fare në mend.»

      Â«Po për këtë gjë jam këtu, apo jo?»

      Â«Vala e shpërthimit do të përplaset mbi satelitin i cili do të thithë të gjithë energjinë. Je fenomen miku im.»

      Â«Dhe që natyrisht nuk do të shkaktojë dëme në hënë» vazhdoi Petri. «Atje nuk ka gjë tjetër përveçse shkëmbinj dhe kratere.»

      Â«Dhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

      Â«Pothuajse ia dola...» foli Petri me një fije zëri.

      Â«Tre... Dy... Një...»

      Â«U krye. Theosi është në pozicion.»

      Tamam në këtë moment, mbi faqen e padukshme të Hënës, në kordinatat gjerësi gjeografike 24,446471 dhe gjatësi gjeografike 152,171308 në gradë dhjetore, pikërisht në vendin ku tokësorët e kishin quajtur krateri Komarov, u vu re një lëvizje e pazakontë telurike. Mbi sipërfaqen e shkretuar dhe me gunga të kraterit, sikur të qe futur me forcë një teh i stërmadh i padukshëm, u hap një çarje e madhe dhe e thellë nga konturet jashtëzakonisht të përsosura. Menjëherë pas kësaj, sikur të qe goditur direkt në brendësi të kraterit, kërceu jashtë me forcë një objekt i pazakontë në formë vezake me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe u drejtua për nga hapësira, me një trajektore në pjerrësi tridhjetë gradë nga drejtimi vertikal. Objekti vazhdoi të ishte i dukshëm vetëm për pak sekonda para se të zhdukej përfundimisht në një vetëtimë drite në ngjyrë kaltëroshe.

      Nga e çara në formë eliptike që të lejonte të shikoje përjashta, një dritë verbuese ndriçoi hapësirën e zezë dhe të ftohtë aty jashtë, duke e pushtuar anijen nga brenda me një dritë thuajse ireale.

      Â«Miku im, si thua sikur të lëvizim që këtej?» sugjeroi Azakisi shumë i merakosur, ndërkohë që sodiste valën e energjisë që po zmadhohej dhe po afrohej me shpejtësi afër vendit ku gjendeshin.

      Â«Më ndiqni» bërtiti Petri tek komunikuesi, duke iu drejtuar pilotëve të anijeve të tjera. Pastaj, pa folur më tej, manovroi mjetin dhe e zhvendosi atë me shpejtësi duke e fshehur pas faqes së hënës që është gjithmonë e kthyer në drejtim nga Toka. «Mbahuni fort» shtoi, ndërkohë që kapej fort pas krahëve të karriges së komandimit ku ishte ulur.

      Në heshtje absolute, pritën që të kalonin sekonda pa fund, me vështrimin e ngulitur mbi ekranin qendror, duke shpresuar se zhvendosja e papritur e Theosit do të arrinte të shmangte një katastrofë në Tokë.

      Â«Vala e energjisë po përhapet në hapësirë» foli Petri me qetësi. Bëri një pauzë të shkurtër pastaj, pasi kishte verifikuar një varg mesazhesh të pakuptueshme të shfaqur në hologramet që kishte përpara, shtoi «Dhe hëna e ka thithur në mënyrë të përsosur atë pjesë të drejtuar nga planeti.»

      Â«Bah, më duket se ke bërë tamam një punë të shkëlqyer, plako» komentoi Azakisi pasi kishte rifilluar përsëri të merrte frymë.

      Â«E vetmja që është rrezikuar vërtet ka qenë hëna e gjorë. Ka marrë tamam një goditje të mirë.»

      Â«Mendo se çfarë mund të kishte ndodhur nëse vala do të arrinte mbi Tokë.»

      Â«Do të kishte bërë fërtele gjysmën e planetit.»

      Â«A jeni të gjithë mirë?» nxitoi të pyeste Azakisi, përmes komunikuesit, të gjithë pilotët e tjerë të cilët, duke ndjekur manovrat e Petrit, i kishin pozicionuar edhe anijet e tyre që mos dukeshin nga sateliti. Në vazhdim erdhën përgjigje qetësuese dhe, pas konfirmimit të komandantit të fundit mbi gjendjen e shkëlqyer si të ekuipazhit ashtu edhe të mjetit, u lëshua rëndë mbi shpinën e kolltukut dhe nxori të gjithë ajrin që kishte brenda