Название | Shkrimtari |
---|---|
Автор произведения | Danilo Clementoni |
Жанр | Научная фантастика |
Серия | |
Издательство | Научная фантастика |
Год выпуска | 0 |
isbn | 9788873045052 |
Bashkëshortes dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një përqafim të veçantë për mamanë time dhe një puthje shumë të madhe për babanë tim, i cili ndërkohë që lëngonte i sëmurë në shtrat, me praninë dhe me vështrimin e tij të ngulët më nxiti që të vija të gjithë zemrën time në këtë rrëfim të mrekullueshëm.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.
Parathënie
Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.
Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (âdita e dytëâ e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si âzona e asteroideveâ apo âKrahthi i Dërrmuarâ siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, shumë kohë më parë Jupiteri arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.
Satelitët shkaktarë të katastrofës, përfshi ata që mbijetuan nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe âu degdisën largâ mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si âkometaâ. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.
Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht e dukshme. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës me një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.
Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është âZotatâ.
Ndodhitë e mëparshme
Azakisi dhe Petri, dy alienët simpatikë dhe të pandarë protagonistë të kësaj aventure, u rikthyen në planetin Tokë pas një viti sipas viteve të tyre (3.600 vite tokësorë). Misioni i tyre ishte rimarrja e ngarkesës shumë të çmuar që, si pasojë e një keqfunksionimi në sistemin e tyre të transportimit, kishin qenë të detyruar ta braktisnin me nxitim gjatë vizitës së tyre të mëparshme. Por këtë herë, ata gjetën një popullatë tokësore mjaft ndryshe nga ajo që kishin lënë. Zakonet, veshjet, kultura, teknologjia, sistemet e komunikimit, armatimet, gjithçka ishte padyshim shumë ndryshe nga ajo çka kishin gjetur gjatë vizitës së fundit.
Me të mbërritur, ata ndeshën një çift tokësorësh: profesoreshën Elisa Hanter dhe kolonelin Xhek Hadson, të cilët i pritën me entuziazëm dhe, pas peripecive të panumërta, i ndihmuan që të çonin në fund misionin e tyre delikat.
Por ajo që dy alienët nuk do të kishin dashur kurrë që tâu thonin dy miqve të rinj ishte se, planeti i tyre mëmë Nibiru po afrohej me shpejtësi dhe se, brenda shtatë ditëve tokësore, do të kryqëzohej me orbitën e Tokës. Sipas përllogaritjeve të kryera nga Të Moshuarit, një nga shtatë satelitët e tij do të prekte planetin duke shkaktuar kësisoj një varg përmbysjesh klimaterike të krahasueshme me ato që, në pasazhin e mëparshëm, ishin përmbledhur në një përkufizim të vetëm unik: Përmbysja e Botës.
Në të dy episodet e mëparshme, (âRikthim në Tokëâ dhe âKryqëzim me Nibirunâ), protagonistët e kësaj aventure, pavarësisht vështirësive të panumërta, arritën të shpëtonin Tokën nga katastrofa por tanimë një aventurë e re po i priste akoma. Kthimi i Azakisit dhe Petrit në shtëpi u sabotua dhe një kërcënim akoma më i tmerrshëm po i afrohej gjithë sistemit diellor.
Në episodin e fundit e kishim lënë ekuipazhin e Theosit madhështor nën tension si pasojë e aktivizimit të papritur të proçedurës së vetëshkatërrimit të anijes kozmike dhe pikërisht këtu do të rifillojmë rrëfimin e kësaj aventure të re dhe fantastike.
Anija