Shkrimtari. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Shkrimtari
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873045052



Скачать книгу

U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»

      Â«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.

      Â«Le të themi se ndodhën disa gjëra njëra pas tjetrës, ku në një moment duhet të më ketë rënë pulti i kontrollit në largësi.»

      Â«Dhe dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka aktivizuar në vendin tënd?»

      Â«Nuk kemi mundur akoma të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë por kjo është konkretisht e mundur.»

      Â«Po tani? Çfarë mendoni të bëni për t’u kthyer përsëri?»

      Â«Pikërisht për këtë arsye jemi lidhur me ju. Do të kishim nevojë për një zgjidhje të mirë dhe të shpejtë lidhur me këtë problem të vogël.»

      Â«Të vogël?» ia ktheu i Moshuari duke kërcyer në këmbë me një zhdërvjelltësi që të habiste. «A e kupton se çfarë po thua? Dritarja kohore është gati në kufirin maksimal. Duhej të ishit nisur tashmë dhe ti më thua se Theosi nuk është më dhe se praktikisht keni ngelur të bllokuar në tokë. Çfarë duhet të bëjmë ne tani?»

      Â«Bah, e nga ta di. Ju jeni të Moshuarit. Kemi besim se, me përvojën dhe mençurinë tuaj të jashtëzakonshme, mund të na ndihmoni që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme.»

      Bashkëbiseduesi vajti të ulej duke u lëshuar rëndë rëndë mbi kolltukun e tij të butë ngjyrë gri, mbështeti bërrylat në tavolinën që kishte përpara, dhe vuri duart në mes të flokëve të bardhë dhe të gjatë duke qëndruar në heshtje absolute. Ndenji palëvizur për disa sekonda pastaj ngriti përsëri vështrimin dhe tha «Do të kërkoj mbledhjen sa më shpejt të Këshillit dhe do të vë në punë të gjithë Ekspertët tanë më të mirë. Shpresoj që të mund t’ju jap shpejt lajme të mira» dhe mbylli bisedën.

      Pasadena, Kaliforni – Budallai

      Â«Kjo është gjithçka?» u shpreh tipi i shëndoshë, vërtet obez, ndërkohë që kqyrte pajisjen e çuditshme që mbante në dorë i riu budalla. «Mos më thuaj se na ke bërë të presim më shumë se një muaj për të parë këtë gjënë që ndriçon.»

      Â«Mund t’ju siguroj se po punon» iu përgjigj djali shumë i frikësuar. «Me të vërtetë, besoj se ka bërë atë për çfarë është projektuar.»

      Â«Po, por a do na thuash se çfarë?» i bërtiti tipi i gjatë dhe i hollë ndërkohë që hidhej në këmbë. «Tani po e humbas vërtet durimin.»

      Në bodrumin plot me aparatura, ekranë dhe kompjutera të të gjitha llojeve, ndriçuar nga një dritë led e zbehtë që përhapej duke u pasqyruar në faqet e ngrëna, fytyra e hequr e djalit ngjante akoma më e zbehtë nga ç’ishte në të vërtetë.

      Â«Tani nëse nuk na thua se për çfarë shërben vërtet ajo gjëja, të betohem se do të të bëj ta gëlltisësh të tërën» tha trashaluqi duke e kapur budallain nga qafa.

      Â«Po jua thashë» pohoi prapë djali gjithnjë e më i frikësuar. «Është një sistem për të aktivizuar në largësi një proçedurë.»

      Â«Po ça proçedure? Për ça bëhet fjalë?» vazhdoi tipi i shëndoshë, ndërkohë që shkundte djalin sikur po tundte një Margarita.

      Â«Nuk jam i sigurt» u përpoq të përgjigjej djali i ri. «Por besoj se kemi aktivizuar diçka shumë të veçantë dhe të rrezikshme duke parë sistemet e mbrojtjes që m’u desh të lidhja.»

      Â«Sqaroje më mirë» foli trashaluqi duke mos reshtur së shkunduri djalin.

      Â«Do të ta tregoj nëse më lëshon.»

      Â«Në rregull. Po shiko që të jesh sa më bindës se përndryshe copa jote më e madhe e gjendur prej teje, do mund të shihet vetëm me mikroskop.»

      Djali rregulloi bluzën, sistemoi flokët e gjatë që nuk e shihnin shampon prej shumë kohësh dhe lëvizi në drejtim të një tavoline pune ku gjendeshin dy tastiera dhe një seri kompjuterash gjysëm të çmontuar. Shtypi shpejt disa komanda të pakuptueshme dhe pas disa minutash, mbi një ekran gjigand që varej nga tavani, u shfaq një pamje tredimensionale e objektit të çuditshëm që rrotullohej ngadalë rreth vetes.

      Â«Kjo është telekomanda jonë misterioze.»

      Â«Ah, tani qenka bërë telekomandë?»

      Â«Bah, duke parë funksionin e saj besoj se mund ta quajmë kështu pa merak.»

      Â«Vazhdo» foli tipi i hollë ndërkohë që sistemohej mbi një karrige të shkatërruar në mënyrë që të mund të kqyrte më mirë ekranin e madh.

      Â«Kështu që, problemi kryesor është që ta riaktivizojmë. M’u desh të lodhesha ca pasi, me shumë gjasa, nuk ishte vetëm i fikur por i zoti donte që askush mos ta ndizte më kurrë.»

      Â«A e pe se nuk i janë shkarkuar bateritë, ti ore që nuk je gjë tjetër veçse një idiot i shëmtuar» foli tipi trupmadh, duke iu drejtuar shokut të vet.

      Â«Jo, nuk ka fare bateri aty brenda» vazhdoi të thoshte budallai. «Besoj se punon në sajë të një burimi energjie të jashtme, një tip fluksi elektromagnetik që arrin të kapë dhe transformojë në fuqi të pastër.»

      Â«Interesante» komentoi ai i holli. «Por cila është rrezja e saj e veprimit?»

      Â«Teorikisht, edhe disa qindra mijëra kilometra.»

      Â«E marrtë dreqi» shfryu trashaluqi ndërkohë që merrte në dorë objektin e çuditshëm. «Do të më thuash se kjo gjëja do ishte në gjendje të transmetonte një sinjal që këtu deri në hënë?»

      Â«Besoj vërtet se po dhe ndoshta e ka bërë tashmë.»

      Â«Dhe çfarë të ketë transmetuar?»

      Â«Këtu vjen pjesa interesante» vazhdoi djali ndërkohë që shfaqte një pamje tjetër mbi ekranin e madh. «Këto janë simbolet që, pasi u riaktivizuan, u shfaqën në pjesën ballore.»

      Â«Duket si një lloj gjuhe e lashtë» komentoi ai i holli. «Më duket se diku e kam parë.»

      Â«Në fakt, është kuneiforme.