Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Kryqëzimi Me Nibirun
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873042549



Скачать книгу

ka shumë kohë, e di ti.»

      Â«Duhet të më lësh pak kohë për pozicionimin, konfigurimin dhe proçedurën e aktivizimit.»

      Â«Kam një parandjenjë të keqe» tha I Moshuari ndërkohë që kalonte njërën dorë midis flokëve të zbardhur.

      Â«Petrin e kam me vete. Do të shkojë gjithçka mirë.»

      Â«Jeni dy djem të zotë, nuk kam asnjë dyshim por bëni shumë kujdes. Ai mjet mund të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse.»

      Â«Përpiqu që të arrish ta kesh në kohë, për të tjerat kujdesemi ne. Mos u bëj merak.»

      Â«Në rregull. Do të lidhem përsëri sapo të jetë gjithçka gati. Paçi fat.»

      Fytyra e eprorit të tij u zhduk nga ekrani që filloi sërish të shfaqte po ato valët shumëngjyrëshe të mëparshme.

      Azakisi u ngrit ngadalë nga kolltuku i parehatshëm dhe ngeli për pak me duart e mbështetura mbi sipërfaqen e panelit të vogël. Mijëra mendime i vërtiteshin në kokë dhe, ndërkohë që një drithërimë e lehtë i përshkonte shpinën, pati ndjesinë e qartë se kishin për t’u futur në një det me telashe.

      Â«Zak» i thirri me gjallëri shoku i tij i aventurës kur e pa të shfaqej në kabinën H^COM. «Çfarë thotë plaku?»

      Azakisi u shtriq pak dhe pastaj tha qetë qetë «Na dha aprovimin. Nëse gjithçka duhet të shkojë siç u planifikua, do ta kemi toroidin, ose më mirë Newarkun, një ditë përpara kryqëzimit.»

      Â«Të shpresojmë që do ia dalim mbanë. Nuk do të jetë e lehtë të konfigurojmë atë mjet në kaq pak kohë.»

      Â«Për çfarë bëhesh merak o miku im?» ia ktheu Azakisi duke vënë lehtë buzën në gaz. «Në supozimin më të keq do të hapim një shtrembërim kohë-hapësirë që do të thithë Tokën, Kodonin, Nibirun dhe gjithë satelitët e tjerë me vetëm një goditje.»

      Dy tokësorët, që po rrinin pakëz mënjanë por që nuk u kishte shpëtuar as edhe një fjalë nga biseda, ndenjën si të ngurtësuar.

      Â«Po çfarë po thua?» arriti vetëm të murmuriste nëpër dhëmbë Elisa ndërsa e shihte e shtangur. «Shtrembërim kohë-hapësirë? Thithje? Do doje të thoje se, nëse ky plan nuk do duhet të funksionojë, do të jemi shkaktarët e shfarosjes së popullit tonë dhe tuajit?»

      Â«Bah, ekziston një rrezik minimal» komentoi me qetësi Azakisi.

      Â«Një “rrezik minimal”? Dhe na e thua kështu, me këtë pamje të qetë e të kthjellët të shfaqur në fytyrë? Duhet të jesh i marrë dhe ne më shumë se ty.»

      Â«Qetësohu zemër» ndërhyri Xheku duke e kapur nga supet dhe vështruar drejt e në sy. «Janë shumë më të zotë dhe të përgatitur se ne dhe nëse kanë vendosur të ndjekin këtë rrugë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse t’i shoqërojmë dhe t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.»

      Profesoresha mori frymë thellë dhe pastaj tha «Duhet të ulem. Shumë emocione sot. Nëse vazhdon kështu do të lë pendët.»

      Xheku e mori nën përqafim dhe e shoqëroi tek kolltuku që ishte më afër. Elisa, duke nxjerrë një rënkim të lehtë, iu hodh mbi sipër me tërë peshën e vet.

      Â«Ndoshta e kemi ulur pak si shumë përqindjen e oksigjenit në ajër» i përshpëriti Azakisi shokut të vet.

      Â«U përpoqa që ta bëja sa më të përshtatshme për të gjithë ne dhe të evitoja përdorimin e atyre respiratorëve të shëmtuar.»

      Â«E di miku im, por druaj se ata po e ndjejnë sërish në mënyrë të tepruar.»

      Â«Në rregull, po marr masa që të ndryshohet përzierja. Ne mund të përshtatemi shumë më lehtë.»

      Por koloneli, dukej se nuk ia ndjente aspak dhe ishte më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Veprimi dhe rreziku ishin buka e tij e përditshme dhe në situata të tilla ndihej jashtëzakonisht rehat. «Mirë» tha ai, ndërkohë që qëndronte pikërisht nën pamjen tredimensionale të Newark-ut, i cili ende spikaste me madhështi në mes të dhomës. «Kjo punë mund të na shpëtojë të gjithëve ose të na çojë në një shkatërrim të plotë.»

      Â«Analizë konçize por efikase» komentoi Azakisi.

      Â«Në këtë pikë» foli koloneli me ton serioz dhe zë të thellë «mendoj se ka ardhur momenti për të paralajmëruar pjesën tjetër të planetit për katastrofën e madhe që mund të vijë.»

      Â«E si mendon që ta bësh?» pyeti Elisa nga kolltuku i saj. «Ngrejmë telefonin, marrim presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe i themi: “Mirëdita president. A e dini se jemi nën shoqërinë e dy alienëve të cilët na kanë thënë se, pas pak ditësh, do të mbërrijë një planet që do të na copëtojë të gjithëve?”»

      Â«Më e pakta që do ngjasë është që do të hyjë në gjurmë të telefonatës, do vijë të na marrë dhe do na çojë në psikiatri» ia ktheu Xheku duke vënë buzën në gaz.

      Â«Po nuk keni një sistem të komunikimit global si është Rete-ja jonë?» e pyeti kolonelin Petri me kureshtje.

      Â«Rete? Çfarë do të thuash?»

      Â«Ã‹shtë një sistem i ndërlidhjes së përgjithshme në gjendje për të memorizuar dhe shpërndarë Dijen në nivel planetar. Ne të gjithë mund të futemi, me nivele thellësie të ndryshme, nëpërmjet një sistemi nervor N^COM i cili, që në lindje, instalohet drejt e në tru.»

      Â«Fantastike fare» foli Elisa e habitur, pastaj vazhdoi të thoshte «në të vërtetë, edhe ne kemi një sistem të këtij lloji. E quajmë internet por që natyrisht nuk kemi arritur në nivelin tuaj.»

      Â«Dhe nuk do ishte e mundur të përdorej “interneti” juaj për të dërguar një mesazh në gjithë planetin?» pyeti Petri me kureshtje.

      Â«Bah, nuk është aq e thjeshtë» ia ktheu Elisa. «Do mund të vëmë informacione në sistem, të dërgojmë mesazhe grupeve të njerëzve, madje edhe të bëjmë një filmim dhe të përpiqemi ta mbrojmë sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk do na besonte njeri dhe pastaj me siguri që nuk do të mbërrinte te asnjeri.» U mendua për ca sekonda, pastaj shtoi «Sistemi i vetëm mendoj se është akoma televizioni i dashur dhe i vjetër.»

      Â«Televizioni?»