Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Kryqëzimi Me Nibirun
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873042549



Скачать книгу

që kishte përpara vetes, nxori në një anë të ekranit të senatorit, fotot e bëra në kampin e profesoreshës Hanter.

      Prestoni drejtoi të dy bërrylat mbi tryezën e punës, mbështeti mjekrën tek duart e mbyllura grusht dhe iu afrua ekranit sa të mundej për të mos humbur as edhe një fotogramë nga ato që po kalonte përpara. Në fillim imazhet gjatë natës të enës prej guri që ishte gjetur e groposur nën tokë, pastaj ato të sferës misterioze brenda saj dhe transporti i saj në tendën e laboratorit. Në fund skenari ndryshoi. Ishte ditë e gjitha. Me sa dukej i vendosur mbi katër tufat e kuqërremta të dritës që vinin nga këndet e një katrori imagjinar i vizatuar mbi sipërfaqen e tokës, një strukturë rrethore ngjyrë argjendi dukej fare mirë dhe qartë. E gjitha dukej si një lloj trungu piramide e cila ngjasonte çuditërisht me Ziqquratin e Urit që shihej madhështor në sfond.

      Senatori nuk arrinte dot t’i hiqte sytë nga ekrani. Kur pa dy figurat, me pamjen e njeriut por padyshim pak më të gjatë dhe trupmëdhenj nga mesatarja, tek dilnin nga e çara e strukturës në ngjyrë argjendi dhe shkelën me këmbët e tyre të mëdha mbi atë që duhej të ishte platforma e zbritjes, nuk mundi të rrinte pa bërë një murmurimë dhe ndjeu zemrën t’i shkonte lart gjer në grykë.

      Ã‹ndrra që e kishte ndjekur pas gjithë jetën ishtë bërë e vërtetë. Të gjitha studimet e tij, kërkimet e tij dhe, mbi të gjitha, kapitalet e konsiderueshme që kishte investuar në atë projekt më në fund po jepnin rezultatet e shpresuara. Ata që po shihte në ekran ishin me të vërtetë dy alienë të cilët, në bordin e anijes së tyre kozmike tepër të avancuar, kishin përshkuar mes për mes të gjithë hapësirën ndërplanetare për t’u kthyer sërish në Tokë. Tani do të kishte mundësi t’ua përplaste në fytyrë të gjithë atyre që e kishin kritikuar dhe t’u thoshte se përllogaritjet e tij ishte absolutisht të sakta. Planeti misterioz i dymbëdhjeti në sistemin diellor ekzistonte vërtet. Orbita e tij, pas 3.600 vitesh, po kryqëzohej përsëri me atë të Tokës dhe para tij ishin dy nga banorët e tij të cilët, duke përfituar nga “kalimi” i planetit, ishin kthyer për të na vizituar dhe për të na ndikuar përsëri në kulturën tonë dhe jetët tona. Tashmë kishte ndodhur kushedi sa e sa herë të tjera në harkun e mijëvjeçarëve dhe tani historia po përsëritej. Por këtë herë, ishte edhe ai vetë dhe natyrisht nuk do linte t’i ikte ky rast fatlum.

      Â«Punë e shkëlqyer» u shpreh thjesht senatori i drejtuar nga ata të tre që po e vështronin me ankth nga ekrani. Pastaj, pasi kishte bërë një rrotullim të plotë në kolltukun ku ishte ulur, shtoi «Fakti është se ju, gjeneral, përderisa jeni zbuluar, ky fakt do t’i komplikojë pak gjërat. Nuk do të kemi më mundësinë e të pasurit të një “veshi” prej autoriteti brenda ELSAD-it por, në këtë pikë, nuk na intereson më.»

      Â«Ã‡farë kërkon të thuash, senator?»

      Â«Tani objektivi ynë nuk është më të zbulojmë nëse supozimet e profesoreshës Hanter ishin të sakta ose dhe më pak, as të fusim në dorë “enën e çmuar”.»

      Â«Edhe sepse, gjithçka ishte përveç se e çmuar» pëshpëriti trashaluqi.

      Â«Mund të kalojmë direkt e në fazën e dytë» vazhdoi senatori, duke bërë gjoja sikur nuk e kishte dëgjuar. «Kemi përpara një teknologji jashtëzakonisht të avancuar dhe do të na e servirin në një pjatë të argjendtë. E gjitha ajo çka duhet të bëjmë është thjesht ta marrim para se të mbërrijë dikush tjetër para nesh.»

      Â«Më lejoni, senator» guxoi t’i përgjigjej gjenerali me ndrojtje. «dy ndihmësit e mi kanë pasur mënyrën për të provuar se, të dy alienët tanë simpatikë, nuk duket se janë kaq të disponueshëm për të bashkëpunuar.»

      Â«Le të themi se na kanë mbytur me shpulla» shtoi trashaluqi, ndërkohë që bënte një gjest duke masazhuar gjurin.

      Â«Mund ta marr me mend llojin e qasjes që keni përdorur» ia ktheu senatori duke bërë një shenjë nënkuptuese prej buzagazi të lehtë. «A keni pyetur veten se si janë lidhur aq përzemërsisht me profesoreshën dhe kolonelin Hadson? »

      Â«Me thënë të drejtën na është dukur një gjë vërtet e çuditshme» iu përgjigj gjenerali. «janë sjellë me ta sikur të kishin një jetë që njiheshin bashkë.»

      Â«Ndërsa unë mendoj së thjesht janë treguar më të përzemërt dhe më të sjellshëm nga ju.»

      Â«Bah, në fakt, nuk është se kemi shkuar tamam urtë e butë.»

      Â«Ajo që ka ndodhur ka ndodhur» foli senatori si konkluzion. «tani përqendrohuni tek misioni në vazhdim. Ju të dy, gjeni ku janë koloneli dhe mikesha e tij. Dua që të mos i humbni nga sytë as edhe një çast. Do të keni mjete dhe burime në dispozicion. Kësaj here nuk do të pranoj gabime.»

      Â«Po tani kush t’ia thotë se ata të dy po bëjnë një shëtitje të vockël rreth e rrotull Tokës?» i pëshpëriti trashaluqi në vesh atij të hollit një çast para se të lëshonte një ofshamë të shurdhët shkaktuar nga gjuajtja që i kishte dhënë shoku i tij në kërcin e këmbës së majtë.

      Â«Ndërsa ju gjeneral, do të vij e t’ju marr në aeroport.»

      Â«Do të vini këtu personalisht?» foli ushtaraku i habitur.

      Â«Nuk do ta humbisja këtë ngjarje për asgjë në botë. Nëse ajo është baza ku ata zbresin, aty do të duhet që edhe të kthehen, por kësaj radhe do të përgatisim një grup të mirë për t’i mirëpritur. Do t’ju jap udhëzime gjatë rrugës. Punë të mbarë të gjithëve» dhe e mbylli këtu bisedën.

      Senatori qëndroi për pak çaste duke kqyrur ekranin përpara që, pas përfundimit të transmetimit, po shfaqte tashmë një seri imazhesh spektakolare nga shkretëtira e Arizonës që pasonin gradualisht njëra pas tjetrës. Pastaj, sikur diçka ta kishte zgjuar papritmas nga gjumi, kërceu në këmbë, shtypi butonin e komunikuesit që kishte mbi tryezë dhe foli ftohtë në mikrofonin e inkorporuar «Më përgatisni avionin dhe më thërrisni shoferin tim. Dua të jem në fluturim maksimumi brenda një ore.»

      Â«Duhet që të kthehemi poshtë» foli koloneli i kthyer nga të dy alienët. «Duhet të bëj ndonjë telefonatë dhe nuk besoj se prej këtej do të ishte vërtet e mundur.»

      Â«Nuk do të isha shumë i sigurt» ia ktheu Azakisi duke vënë buzën në gaz. «Shiko se Petri i mirë nëse i vihet seriozisht, mund të bëjë gjëra që as i përfytyron dot» dhe