Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni

Читать онлайн.
Название Kryqëzimi Me Nibirun
Автор произведения Danilo Clementoni
Жанр Научная фантастика
Серия
Издательство Научная фантастика
Год выпуска 0
isbn 9788873042549



Скачать книгу

brinjë dhe kështu që vendosi të hiqte dorë. Mendoi se me shumë gjasa nuk do ta arrinte dhe, duke u përpjekur të fliste nga poshtë shtupës, pëshpëriti «Ej, je gjallë akoma?»

      Shoku trashaluq natyrisht që nuk ishte më mirë se ai. Pas fluturimit që kishte bërë si pasojë e Petrit, mbi gjurin e djathtë i kishte dalë një hematomë e madhe, në ballë kishte një goxha xhungë, shpatulla e djathtë i kishte marrë një grushtim të keq dhe kyçi i djathtë i ishte enjtur si një tollumbac.

      Â«Besoj se po» iu përgjigj me një fije zëri, duke folur mbyturazi edhe ai poshtë shtupës.

      Â«Shyqyr. Ka ca si shumë që po të thërras. Po filloja të bëhesha merak.»

      Â«Duhet të më ketë rënë të fikët. Koka po më çahej në dysh.»

      Â«Duhet medoemos t’ia mbathim që këtej pa rënë në sy» i tha me vendosmëri ai i holli.

      Â«Po ti si je? Ke ndonjë gjë të thyer?»

      Â«Kam frikë se më është thyer ndonjë brinjë por mund t’ia dal mbanë.»

      Â«Ã‡farë bëmë që u zumë kaq në befasi?»

      Â«Lëre fare tani, ajo që ndodhi, ndodhi. Më mirë të përpiqemi që të lirohemi. Shiko nga e majta jote, aty ku arrin ajo rrezja e diellit.»

      Â«Nuk po shoh asgjë» ia ktheu trashaluqi.

      Â«Ka diçka gjysëm të groposur. Duket si një objekt metalik. Shih nëse mund ta arrish me këmbë.»

      Zhurma e papritur e zinxhirit të tendës që po hapej, e ndërpreu aksionin. Ndihmësi roje zgjati kokën brenda. Trashaluqi bëri gjoja sikur i kishte rënë të fikët ndërsa tjetri qëndroi krejt i palëvizur. Burri i hodhi një sy të dyve, kontrolloi i hutuar të gjitha pajisjet e shpërndara brenda pastaj, me një pamje të kënaqur, u kthye dhe mbylli sërish hyrjen e tendës.

      Të dy ata qëndruan të palëvizur dhe për pak, pastaj qe ai më i shëndoshi që foli i pari «Ka mbetur edhe pak.»

      Â«E pe pra? E arrin dot?»

      Â«Po, tani po. Prit, po e provoj.»

      Beduini i maskuar trupmadh nisi të tundte trupin duke u munduar të lironte paksa litarët me të cilët ishte lidhur, pastaj filloi të shtrinte sa të mundte këmbën e majtë në drejtim të objektit. Po e arrinte ndërkaq. Me çizmen filloi të gërmonte derisa ia doli të zbulonte një pjesë.

      Â«Më duket si një mistri për gërmim.»

      Â«Duhet të jetë një Trowel Marshalltown. Është pajisja e preferuar e arkeologëve për të gërmuar tokën në kërkim të rrënojave antike. Ia del dot ta marrësh?»

      Â«Nuk e arrij dot.»

      Â«Nëse do të pushoje së ngrëni si i babëzitur gjithë ato shpifësira ndoshta do të mundje edhe të lëvizje më mirë, ti që nuk je gjë tjetër veçse një trashaluq i shëmtuar. »

      Â«Po tani ç’hyn këtu fiziku im i fuqishëm?»

      Â«Luaj vendit “fizik i fuqishëm”, shiko që të marrësh atë mistri përndryshe do ta gjejnë në burg mënyrën për të të dobësuar.»

      Trashaluqit iu shfaqën papritur para syve imazhet e manjakëve pa shije dhe pa erë. Ajo pamje e tmerrshme e bëri të nxirrte jashtë një forcë që nuk e mendonte se e kishte pasur ndonjëherë brenda vetes. Një sëmbim i filloi nga shpatulla që i dhimbte dhe i vajti gjer tek truri, po nuk u dorëzua. Me një përpjekje të vendosur në grahmë të fundit arriti që të çonte çizmen drejt e tek mistria dhe, duke përthyer shpejt këmbën, e hodhi drejt vetes.

      Â«Ia dola» thirri nga poshtë shtypës.

      Â«Po do e mbyllësh gojën, idiot i shëmtuar? Po ç’ke që sokëllin? Mos do që të hyjnë ata dy të xhindosurit dhe të na dëndin prapë me shpulla?»

      Â«Më fal» iu përgjigj me zë të ulët i shëndoshi. «Por ia dola që ta marr.»

      Â«A e pe që, nëse vë forca, arrin dhe ti të bësh diçka për së mbari? Duhet të jetë e mprehtë. Shiko se mos arrin të presësh këta litarë të mallkuar.»

      Me atë dorë që i punonte mirë, trashaluqi e kapi mistrinë nga bishti dhe nisi të fërkonte pjesën më të mprehtë tek litarët që kishte prapa shpine.

      Â«Ta zëmë se ia dalim mbanë që të lirohemi» foli nën zë trashaluqi «si do t’ia bëjmë që t’ia mbathim prej këtej pa rënë në sy? Kampi është plot me njerëz dhe është ende ditë. Shpresoj që të kesh një plan.»

      Â«Natyrisht që e kam. A nuk jam unë me gjasa mendja gjeniale e kësaj dysheje?» foli i holli me krenari. «Ndërkohë që ti po bëje një sy gjumë, unë analizova situatën dhe besoj se kam gjetur një mënyrë për t’ia mbathur pa u ndier.»

      Â«Po dëgjoj me shumë vëmendje» ia ktheu tjetri ndërkohë që vazhdonte të lëvizte mistrinë.

      Â«Roja hedh sytë brenda gati çdo dhjetë minuta dhe kjo tendë gjendet në skajin më lindor të kampit.»

      Â«Dhe atëherë?»

      Â«Por si arrita që të të marr ty si ortak për këtë punë? Ke fantazinë dhe inteligjencën e një amebeje, duke shpresuar që ato të mos ofendohen për këtë krahasim.»

      Â«Me thënë të drejtën» iu përgjigj i fyer trashaluqi «kam qenë unë ai që të zgjodha ty, duke parë se puna m’u besua mua.»

      Â«Arrite të lirohesh?» ia preu shkurt i holli, duke parë se biseda po merrte një kthesë jo të mirë dhe se, në fakt, shoku i tij kishte plotësisht të drejtë.

      Â«Më jep akoma edhe një minutë. Besoj se është gati për t’u këputur.»

      Në fakt, pas pak, me një kërcitje të thatë, litari që i mbante ata të dy të lidhur pas fuçisë u këput dhe barku i atij trashaluqit, i liruar më në fund nga shtrëngimi, mundi të rimerrte përmasat e veta normale.

      Â«Ja mbaroi» foli i kënaqur trashaluqi.

      Â«Shkëlqyeshëm. Por tani të përmbahemi sa s’ka hyrë akoma roja. Duhet ta bëjmë në mënyrë që të duket gjithçka si më parë.»

      Â«Në rregull ortak. Po vihem prapë sikur gjoja jam duke fjetur.»

      Të dy nuk iu duhej të prisnin shumë. Pas disa minutash, në fakt, ndihmësi i profesoreshës u kthye për të zgjatur kokën fshehurazi