Название | Kryqëzimi Me Nibirun |
---|---|
Автор произведения | Danilo Clementoni |
Жанр | Научная фантастика |
Серия | |
Издательство | Научная фантастика |
Год выпуска | 0 |
isbn | 9788873042549 |
«Djali im, unë të besoj verbërisht, por, për ta përcjellë një histori të tillë tek Presidenti ynë i dashur, do të më duhet diçka më shumë se thjesht një telefonatë e jotja.»
«E imagjinoja dhe më duket e drejtë» vazhdoi Xheku. «Dhe nëse do të thoja se ju, në këtë moment, jeni ulur mbi një kolltuk ngjyrë kafe të errët dhe keni një kopje të New York Times mbi gju, thëniet e mia do të rezultonin më bindëse?» Petri kishte arritur të identifikonte vendndodhjen e admiralit përmes sinjalit të telefonit të tij, kishte pozicionuar Theosin pikërisht në zenitin e qytetit dhe kishte aktivizuar sensorët me rreze të shkurtër duke i shënjestruar direkt e tek burimi i rrezatimeve.
«Për hir të Zotit» thirri admirali duke kërcyer në këmbë dhe duke rrëzuar gazetën në tokë. «Po si dreqin arrite ta marrësh vesh? Këtu nuk mund të ketë telekamera të fshehura. Zyra ime kontrollohet çdo ditë.»
«Bah, ajo me të cilën po të shoh, nuk është tamam një âtelekamerëâ. Le të themi se është një sistem vrojtimi absolutisht i jashtëzakonshëm. Gjendemi 50.000 kilometra nga Toka dhe do mundesha të lexoja gazetën tënde pa problem fare. Madje mund tâju thoja se sa rrahje ka zemra juaj në këtë moment.»
«Po bën shaka, apo jo?»
Xheku i hodhi një vështrim Petrit i cili ndryshoi menjëherë modalitetin e pamjes.
Tani admirali dukej si një figurë e kuqërremtë me disa hijëzime verdhoshe dhe gri të errët. Sipër në të djathtë të ekranit u shfaqën disa numra. Xheku i lexoi dhe vazhdoi të thoshte «Zemra jote po rreh me 98 rrahje në minutë dhe tensioni jot arterial është 135/90 mmHg.»
«Ehh, e di, është pak i lartë. Marr edhe ilaçe për ta mbajtur nën kontroll por jo gjithmonë arrij. E di ti, mosha...» Pastaj, u mendua për një çast dhe tha «Por e gjitha kjo është absolutisht e jashtëzakonshme, është e mahnitshme. Mendon se mund tâia dalësh të bësh të njëjtën gjë edhe me Presidentin?»
«Mendoj vërtet se po» ia ktheu Xheku duke kërkuar qetësim me vështrimin hedhur në drejtim të Petrit, i cili u mjaftua me një tundje të lehtë të kokës.
«Mund të më sinjalizoje të paktën për ndonjë gjë që do të ngjasë? Duke patur parasysh që kanë prishur terezinë e tyre dhe kanë ardhur prej kushedi se ku për të na e bërë të ditur, duhet të jetë një ngjarje vërtet tepër serioze.»
«Në rregull, më duket e drejtë që ta merrni vesh.»
Elisa po e nxiste që të vazhdonte më tej duke bërë me gjeste të mëdha me duar dhe grimasa të çuditshme me gojë.
«Planeti i tyre është duke iu afruar me shumë shpejtësi planetit tonë. Një nga satelitët e tij, Kodoni më saktë, do të na cekë në më pak se shtatë ditë dhe mund të shkaktojë një sërë përmbysjesh të tmerrshme klimaterike. Madje edhe orbita jonë dhe ajo e Hënës mund tâi ndjejnë pasojat. Mbi planetin tonë, dallgë të pazakonta mund të pushtojnë sipërfaqen e tokës dhe ujërat mund të fshijnë nga dheu miliona e miliona njerëz. Si konkluzion, me pak fjalë, një katastrofë.»
Admirali kishte ngelur pa fjalë. U plandos rëndë mbi kolltukun ngjyrë kafe dhe, me një fije zëri, arriti vetëm të mërmëriste «Ãâdo më bjerë pika.»
«Në fakt, miqtë tanë këtu, do të ishin të kënaqur të na vinin në dispozicion një sistem që është në gjendje të frenonte shumicën e pasojave shkatërrimtare por është një proçedurë shumë me rrezik dhe e pa eksperimentuar ndonjëherë më parë. Akoma më tej, edhe nëse gjithçka do të shkonte në më të mirën e varianteve, nuk do të arrijmë të kapërcejmë situatën fare pa pasoja. Një pjesë e ndikimit planetar, edhe pse e vogël, për fat të keq nuk do të mund të shmanget. Kështu që, do duhet të organizohemi për të pakësuar në minimum dëmet dhe humbjet.»
«Biri im» iu përgjigj dobët admirali. «Vërtet mendoj se Presidenti duhet të dijë menjëherë gjithçka për atë që më treguat. Shpresoj vetëm, për ty dhe për mua, që kjo të mos jetë shaka, pasi asnjë prej nesh nuk do tâia hedhë paq edhe pse, në shpirtin tim, uroj shumë që të jetë shaka. Ndoshta thjesht më ka zënë gjumi mbi kolltuk dhe pas pak do të zgjohem duke u bërë i vetëdijshëm se kjo nuk është gjë tjetër veçse një ankth i frikshëm.»
«Do të më pëlqente shumë edhe mua, gjeneral. Por për fat të keq, kjo nuk është një ëndërr e keqe por e vërteta sade dhe lakuriqe. Kam besim tek ty për ta çuar këtë lajm tek veshi i Presidentit.»
«Në rregull. Më lër vetëm pak kohë për të gjetur kanalin e duhur. Si mund të të kontaktoj?»
«Mendoj se thjesht mund të më marrësh në këtë numër» tha Xheku ndërkohë që hidhte vështrimin nga Petri i cili, me një pamje shumë dyshuese, rrudhte supet. «Duhet të funksionojë» vazhdoi Xheku. «Sidoqoftë, brenda një ore nëse nuk dëgjoj gjë prej teje, atëherë do të të marr vetë, në rregull?»
«Dakord. Dëgjohemi më vonë.»
«Ju falenderoj pa masë» tha koloneli dhe mbylli këtu bisedën. Qëndroi për pak sekonda krejt pa lëvizur me vështrimin të humbur më kot pastaj, i kthyer nga të tre që ishin përqendruar tek lëvizja e tij e buzëve, tha me shumë qetësi «Do të na ndihmojë.»
«Shpresojmë për mirë» ia ktheu Elisa pak dyshuese. «Nuk besoj se do të jetë e lehtë të bindësh Presidentin që ky nuk është bllof.»
«Vetëm ai do mundej që tâia dilte mbanë në një ndërmarrje të tillë. Tâi japim vetëm pak kohë.» Pastaj, i kthyer nga Petri, tha «Me âsensorëtâ e tu apo çfarëdo mjeti tjetër që do të përdorësh, përpiqu që të realizosh një spektakël të bukur. Duhet tâi çudisim me diçka vërtet të jashtëzakonshme dhe që të mund tâi lërë të gjithë gojëhapur.»
«Do merrem unë me këtë» ia ktheu Petri me një buzëqeshje të djallëzuar. «Efektet speciale natyrisht që nuk na mungojnë.»
«Nëse dëshiron, mund të të tregoj pozicionin e saktë të Shtëpisë së Bardhë, rezidencën zyrtare të presidentit të Shteteve