Название | Kryqëzimi Me Nibirun |
---|---|
Автор произведения | Danilo Clementoni |
Жанр | Научная фантастика |
Серия | |
Издательство | Научная фантастика |
Год выпуска | 0 |
isbn | 9788873042549 |
«Nuk e kuptova.»
«Tani po ta tregoj. Hape dorën.» Azakisi shtrëngoi me delikatesë katrorin e vogël në ngjyrë të errët midis gishtit të madh dhe atij tregues dhe ia mbështeti në pëllëmbën e hapur të dorës. Nuk kaloi as një sekondë kur, si me magji, një vazo shumë e bukur në mijëra ngjyra iu duk në dorë.
«Po ça dreqin...» Elisa e frikësuar, tërhoqi dorën instiktivisht dhe e lëshoi vazon e cila ra në tokë duke kërcyer në mënyrë të çrregullt aty këtu, por pa u thyer dhe, mbi të gjitha, pa nxjerrë asnjë zhurmë.
«Më falni» arriti vetëm të pëshpëriste Elisa me keqardhje. «Vërtet që nuk e prisja» dhe u ul për ta marrë.
E mori, e ngriti sipër kokës dhe filloi ta kqyrte nga të gjitha këndet. Pavarësisht sipërfaqes absolutisht të lëmuar, nuk dukej se e pasqyronte dritën në ndonjë farë mënyre. Në prekje objekti ishte pak më i ftohtë nga çâe priste dhe nuk dukej të ishte bërë nga ndonjë material i njohur.
«Kjo gjëja është absolutisht e jashtëzakonshme. Por si ia arrite?»
«Ãshtë e gjitha merita jote» ia ktheu Azakisi duke i treguar objektin e vogël të zi që ngjante sikur ishte montuar në fundin e vazos. «Ãshtë ai që po gjeneron një fushë force të formës që sheh.»
«Dhe do mundje që ta bëje edhe në formën e shishes?»
«Sigurisht» iu përgjigj Azakisi me një buzëqeshje. «Shiko» dhe duke u shprehur kështu, mbështeti nyjën e gishtit tregues mbi katrorin e vogël dhe vazoja u zhduk. E shtrëngoi përsëri duke mbështetur sipër gishtin e madh dhe një shishe elegante në ngjyrë blu prej kobalti, me qafë të gjatë dhe të hollë, u shfaq nga hiçi.
Elisa kishte ngelur me gojë hapur dhe iu desh pak sa ta merrte veten. Pastaj, pa i hequr sytë nga objekti i sapo krijuar, tha me një zë që i dridhej nga emocioni «Xhek hajde, duhet patjetër që ta shohësh këtë.»
Koloneli, që tashmë i kishte dhënë Petrit të gjitha udhëzimet për identifikimin e dy objektivave, u drejtua nga ajo dhe, me hap të qetë, iu afrua. Vështroi i shpërqendruar objektin që mbante në dorë Azakisi dhe, me një pamje të mërzitur, tha «Një shishe? Po ça gjëje do ishte aq interesante për tâu parë?»
«Tamam, një shishe» iu përgjigj Elisa e zemëruar. «Vetëm se deri pak minuta më parë ishte një vazo me ngjyra shumë e bukur.»
«Hajt pra, mos u tall me mua.»
«Tregoja, Zak.»
Alieni zbatoi atë veprim të thjeshtë të njëjtin si më parë dhe këtë herë, midis duarve të tij, u shfaq një sferë e madhe në ngjyrë të zezë si zifti.
«E marrtë djalli» shfryu koloneli duke bërë një kërcim mbrapa.
«Këtë duhet ta njohësh, apo jo?» tha Azakisi, ndërkohë që përqafonte atë top me diametër afro një metër.
«Po, po» foli profesoresha e gjitha e emocionuar. «Ãshtë identike me atë që gjetëm të groposur në kamp, brenda asaj enës misterioze prej guri.
«Dhe kishte edhe tre të tjera» shtoi koloneli «që pastaj formuan bazën për zbritjen e anijes.»
«Ãshtë fiks kështu» konfirmoi Azakisi. «E lamë neve herën e fundit dhe na shërbyen si referim për të rimarrë ngarkesën me plastikën.»
«Uauu» thirri Elisa. «Tani dalngadalë po qartësohet gjithçka.»
«Më falni për pyetjen e trashë» foli Xheku i kthyer nga alieni. «Por nëse do donim të përdornim këto gjëra si enë, ja të themi për ujë për shembull, do duhet edhe të shpikim një sistem praktik të hapjes dhe mbylljes. Si mund të bëhej?»
«E thjeshtë. Mjafton të përdoret një tjetër dhe ta bëjmë në formën e tapës.»
«Sa budalla që jam. Nuk e kisha menduar» foli Xheku duke i dhënë një pëllëmbë ballit.
«Si i quani këto vegla simpatike?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.
«Në planetin tonë emri i tyre është Shanë» iu përgjigj Azakisi ndërkohë që e zhduku përsëri sferën dhe e zëvendësoi atë me katrorin e errët.
«Atëherë ky është një Shan i vogël» tha Elisa duke vënë buzën në gaz, ndërkohë që, duke e mbajtur mes gishtave, e kqyrte me vëmendje. «A mund ta provoj unë për të ndërtuar diçka?»
«Bah, nuk është aq e thjeshtë. Unë ia arrij sepse, për programimin e tij në kohë reale, përdor impiantin tim N^COM. Kështu që, ose ta instaloj edhe një te ty ose përdore...» E ndërpreu dhe u vu të rrëmonte brenda një arke të vogël në krah të panelit. Pas pak sekondash nxori një si tip kokore shumë të ngjashme me atë që kishin përdorur më përpara për frymëmarrje dhe, duke ia lënë në dorë, e mbaroi fjalinë duke thënë «Kjo.»
«Duhet ta vë në kokë?» pyeti Elisa me mëdyshje.
«Sigurisht. »
«Nuk është se kjo gjëja do ma skuqë trurin, ehh?»
Azakisi vuri buzën në gaz. Ia kapi duart butësisht dhe e ndihmoi që ta poziciononte në mënyrën e duhur.
«Dhe tani?»
«Merre Shanin midis gishtave dhe mendo për një objekt të çfarëdo lloji. Mos u merakos për përmasat. Ãshtë programuar për të mos u transformuar në asgjë që është më e madhe se një metër kub.»
Elisa mbylli sytë dhe u përqendrua. Pas pak sekondash, një shandan fantastik me tre krahë dhe në ngjyrë të argjendtë u shfaq midis duarve.
«O Zot» u shpreh gjithë habi. «Ãshtë absurde. Ãshtë e jashtëzakonshme.» Elisa nuk po mundej të mbante emocionet. E vërtiste vazhdimisht objektin mes duarve duke analizuar çdo hollësi të vogël. «Ãshtë fiks ashtu siç e kisha imagjinuar. Nuk është e mundur, jam në ëndërr.»
Nasiria â Prita
Dy xhipa të mëdhenj të hapur, që po vinin nga pjesa veriore e qytetit dhe me tre persona në secilin prej tyre, u ndalën para semaforit të kuq në një kryqëzim që me sa dukej ishte i shkretë.