Bullizmi Kibernetik. Dr. Juan Moisés De La Serna

Читать онлайн.
Название Bullizmi Kibernetik
Автор произведения Dr. Juan Moisés De La Serna
Жанр Компьютеры: прочее
Серия
Издательство Компьютеры: прочее
Год выпуска 0
isbn 9788835419976



Скачать книгу

në të ardhmen, gradualisht me zhvillimin e teknologjisë dhe përhapjen e saj në shkallë më të lartë, e njëjta gjë do ndodhë edhe me avantazhet dhe disavantazhet nga përdorimi dhe keqpërdorimi i saj, duke përfshirë këtu mes të tjerash edhe Bullizmin kibernetik. Gjithsesi mbetet akoma shumë për të hulumtuar në këtë drejtim, edhe pse, në shumë raste, minoreni ndaj të cilit apo së cilës ushtrohet bullizëm, nuk e denoncon abuzuesin për vetë faktin se është i shantazhuar.

      Pavarësisht situatës që karakterizohet nga skepticizmi dhe pasiguria, disa prej shteteve kanë miratuar dhe zbatuar masa për parandalimin e efekteve të dëmshme për shëndetin, duke marrë parasysh se në disa raste minoreni apo minorenia arrin deri në vetëvrasje si pasojë e dëshpërimit duke mos ditur se si të dalë nga një situatë e tillë.

      << A është rritur Bullizmi kibernetik vitet e fundit?

      Vitet e fundit në fakt duket se po vihet re një rritje e fenomenit të Bullizmit kibernetik si pasojë e një intensifikimi të përdorimit të mjeteve të komunikimit në internet, dhe sidomos i rrjeteve sociale (Twitter, Facebook, Ask.fm, WhatsApp, etj.).

      Ditët e sotme gati 100% e fëmijëve të moshës 10-11 vjeҫ e lart përdorin rregullisht një lloj mjeti të teknologjisë.

      Gjithashtu, në mënyrë logjike, agresioni po zhvendoset në drejtim të kësaj lloj marrëdhënieje pasi është më e lehtë kryerja deri në fund e këtyre veprimeve.>>

      Dr. Abel González García, Drejtor i Departamentit të Kriminologjisë, U.D.I.M.A.

      Bëhet fjalë për një problem shumë aktual, për të cilin flitet menjëherë në mjetet e komunikimit; vetëm kur një polic arreston një agresor që vepron në internet ose kur viktimat e bullizmit kryejnë vetëvrasje. Vetëm në raste të tilla ekstreme bëhet evident ky lloj fenomeni, që vitet e fundit po agravon gjithnjë e më tepër.

      Një fenomen rreth të cilit as prindërit as mësuesit siҫ duket, nuk janë të përgatitur sa duhet, nuk janë në gjendje të kapin shenjat e para tek viktima që pëson bullizëm, dhe nuk dinë si të reagojnë ashtu siҫ duhet për ta eleminuar fenomenin.

      Në këtë kuadër disa shtete kanë vënë në zbatim politika për mbrojtjen e minorenëve dhe për parandalimin e Bullizmit kibernetik, pikërisht në përpjekje të frenimit të përhapjes në shkallë të gjerë të këtij fenomeni që me sa duket është bërë i kohës.

      Termi Bullizëm kibernetik, i njohur edhe si cyberbullying (sajbërbulling) në anglisht, është një formë e shtuar e bullizmit që ushtrohet nëpërmjet mjeteve të teknologjisë, si telefoni apo interneti, me anë të së cilit një person (abuzuesi ose agresori) kërkon të dobësojë apo shkatërrojë vetëvlerësimin e një personi tjetër (ndaj të cilit ushtrohet abuzimi apo agresioni), duke i dërguar mesazhe kërcënuese, intimiduese apo shantazhuese me anë të emailit apo messenger-it (të llojit ҫat apo messenger), S.M.S-ve apo të rrjeteve sociale.

      Para se të rritej përdorimi i teknologjisë në shkallë të gjerë, fenomeni i bullizmit apo i agresionit konsistonte në takimin fizik mes abuzuesit dhe të abuzuarit, ku përdoreshin fyerje, kërcënime dhe përҫmime, nga ku pastaj ekzistonte mundësia që e gjitha kjo të shpërthente në sulm fizik me qëllim që abuzuesi të arrinte atë ҫka dëshironte.

      Disa ekspertë vënë në dukje një dallim midis termit Ngacmimi kibernetik, që konsiderohet i tillë kur kryhet me anë të përdorimit të teknologjive të reja, dhe Bullizmi kibernetik, në të cilin futen vetëm ato raste kur agresioni ndodh mes minorenëve dhe me anë të mjeteve të teknologjisë.

      Sidomos shqetësues paraqitet fakti që numri i rasteve mes adoleshentëve është gjithnjë e në rritje, për shembull në Spanjë gati një e treta e minorenëve të moshës 17 vjeҫ pohojnë se kanë qenë viktima të Bullizmit kibernetik dhe madje 19% e tyre rrëfejnë se kanë ofenduar një njeri tjetër përmes internetit. Në Amerikën e Jugut, sipas të dhënave të UNESCO-s, mbi 50% e nxënësve të shkollës fillore kanë qenë viktima të bullizmit në shkollë, një rrezik që shtohet edhe më shumë përmes internetit.

      Një realitet, që disa studime nxjerrin në pah, për një student në tre mbi moshën 17 vjeҫ në Shtetet e Bashkuara; ndërkohë që kjo shifër në mbarë globin shkon nga 17 në 48%.

      Edhe pse shumë serioz dhe me shumë pasoja, sidomos kur ata që përfshihen në të janë minorenë, ky fenomen shpesh nuk konsiderohet si ndër krimet informatike më të dëmshme dhe të pazakonta siҫ janë për shembull vjedhja e identitetit apo spamerat…

      Më kujtohet ende sot e kësaj dite, kur gjatë një qëndrimi me punë kërkimore në Universitetin e Guadalaharës (Meksikë), në stendën e njoftimeve në krah të derës së hyrjes ishte gjithmonë i afishuar një njoftim që bënte të ditur se në rast se merrej ndonjë email nga Banamex-i (një prej bankave më të mëdha dhe më të përhapura në Meksikë), nuk duhet të kthehej asnjë përgjigje.

      Në fakt, në shpjegimet e emailit të dërguar kërkohej fjalëkalimi për të riaktivizuar llogarinë bankare, dhe që, për këtë arsye, dilte si nevojë të jepeshin të dhënat e llogarisë, përveҫ atyre personale.

      “Kurthi” konsistonte në faktin që përdoruesit drejtoheshin, me anë të një linku që hapej sapo klikohej në email, në një faqe të fallsifikuar por që ishte identike me faqen zyrtare.

      Me të futur të dhënat personale, të dhënat mbi llogarinë rrjedhëse bankare dhe pasi klikohej tek tasti “dërgo”, merrej më pas një mesazh ku shkruhej se gjithҫka ishte në rregull dhe se përdoruesit mund të vazhdonin të përdornin normalisht llogarinë rrjedhëse.

      Ajo që nuk dihej ishte se atë email nuk e kishte dërguar asnjëherë banka dhe se të dhënat e futura “me dëshirë” ishin bërë të aksesueshme nga vjedhësit e identitetit dhe kriminelët e fushës kibernetike.

      Një krim që më përpara kryhej nëpërmjet postës, kur kërkoheshin të dhënat për abonimin në një revistë apo gazetë dhe që sot vazhdon të ndodhë nëpër rrugë, kur një person, duke u hequr si anëtar i ndonjë institucioni në fushën mbështetëse, kërkon të dhëna personale dhe të llogarisë rrjedhëse për një abonim të supozuar, kur në realitet ai institucion nuk ka ngarkuar kurrë një person të tillë per të mbledhur këto të dhëna.

      Rezultati final është po i njëllojti, të jepen “me dëshirë” të dhëna personale dhe bankare por pa ditur sesi do të përdoren më pas.

      Në ndryshim nga krimet e tjera informatike, ku agresori mundohet të mos lërë “gjurmë” për veprimet që kryen, për shembull duke marrë identitetin e dikujt tjetër, ose duke u futur në informacionet personale dhe në numrin e llogarisë rrjedhëse; në rastin e Bullizmit kibernetik, jemi para një përballje direkte mes viktimës dhe agresorit, pavarësisht se i dyti ruan anonimatin, dhe kjo sepse agresori do që viktima e tij ta dijë se ai është aty, dhe që viktima nuk mund të bëjë dot gjë për ta evituar, si formë kërcënimi dhe ndëshkimi, tregues që shprehin fuqinë e agresorit.

      Rrallë ndodh që Bullizmi kibernetik të ushtrohet nga më shumë se një person, në ndryshim nga bullizmi në përgjithësi apo bullizmi në mjediset shkollore si edhe nga ngacmimet në vendin e punës që mund të kryhen nga dy apo më shumë persona.

      Një dallim tjetër midis Bullizmit kibernetik dhe agresionit direkt është se, në rastin e dytë, personat e tjerë, për shembull ata që janë shokë shkolle apo kolegë pune, mund të shërbejnë si burim mbështetjeje të situatës duke u bërë kështu më shumë sesa dëshmitarë të thjeshtë të ngacmimeve. Në shumë situata, në fakt, këta marrin pjesë duke e nxitur agresorin ose madje edhe duke e justifikuar, kështu që ai të ndihet i legjitimuar në veprimet që kryen duke mos