Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres

Читать онлайн.
Название Forcat E Kundërta
Автор произведения Aldivan Teixeira Torres
Жанр Детская проза
Серия
Издательство Детская проза
Год выпуска 0
isbn 9788873047650



Скачать книгу

një plak i lënduar apo grindavec. Mjaft më me këto imazhe. Kjo është e tanishmja. Unë jam një djalë njëzet e gjashtë vjeç, i diplomuar për Matematikë, shkrimtar. Nuk jam më një fëmijë, as edhe pesëmbëdhjetë vjeçari që humbi babanë. Nuk jam as edhe plak. Kam të ardhmen përpara dhe dua të jem i lumtur. Nuk jam asnjëri prej këtyre tre imazheve. Unë jam vetja ime. Me një goditje, thyhen të treja pasqyrat ku u shfaqën imazhet dhe hapet një derë. Po hyj në skenarin e tretë dhe të fundit.

      Hap derën që të çon në një galeri të re. Çfarë më pret në skenarin e tretë? Le të vazhdojmë së bashku, lexues. Nis të eci dhe zemra më rreh shpejt sikur të gjendesha akoma në skenën e parë. Kam kaluar shumë sfida dhe pengesa dhe tashmë e konsideroj veten fitimtar. Në mendjen time, kërkoj kujtimet e së kaluarës kur luaja brenda shpellave të vogla. Situata tani është krejt ndryshe. Shpella është shumë e madhe dhe plot me kurthe. Drita ime e dorës gati mbaroi. Vazhdoj të eci dhe drejt përpara më del një kurth i ri: Dy dyer. "Forcat e kundërta" gërthasin brenda meje. Është e nevojshme të bëj një zgjedhje të re. Më vjen në mendje një nga sfidat, dhe më kujtohet sesi pata guximin ta kaloj. Zgjodha rrugën nga e djathta. Sidoqoftë situata është ndryshe pasi unë gjendem brenda një shpelle të errët, të lagësht. E kam bërë zgjedhjen time por gjithashtu nis të më kujtohen fjalët e rojes që më tha për të mësuarit. Më duhet të njoh të dyja forcat në mënyrë që të kem kontroll total mbi to. Zgjedh derën në të majtë. E hap me ngadalë; gjithë frikë nga ajo çfarë mund të fshihet brenda. Me ta hapur, shoh një vegim: Gjendem brenda një faltoreje, mbushur plot me imazhe shenjtorësh dhe me një kupë mbi altar. A mund të jetë Kupa e Shenjtë, kupa e humbur e Krishtit që i jep rininë e përjetshme atyre që pinë prej saj? Këmbët më dridhen. Në mënyrë impulsive, vrapoj drejt kupës dhe nis të pi prej saj. Vera ka shije parajse, atë të Perëndive. Më merren mendtë, bota rrotullohet, ëngjëjt këndojnë dhe dyshemeja e shpellës dridhet. Kam vegimin e parë: Shoh një Hebre me emrin Jezus, bashkë me apostujt e tij, duke shëruar, çliruar dhe duke u mësuar njerëzve të tij perspektiva të reja. Shoh të gjithë trajektoren e mrekullive dhe dashurisë së tij. Shoh gjithashtu tradhtinë e Judës dhe Djallin që vepron mbrapa shpinës së tij. Dhe në fund, shoh ringjalljen dhe lavdinë e tij. Dëgjoj një zë që më thotë: Bëje lutjen tënde. I mbushur me gëzim thërras: Dua të bëhem Profeti!

      Menjëherë pas lutjes sime, kupa dridhet, mbushet me tym dhe mund të dëgjoj zëra të shtrembëruar. Çfarë thonë nuk merret vesh fare. Një zjarr i vogël ngrihet nga kupa dhe vjen e ulet në dorën time. Drita e tij depërton dhe ndriçon të gjithë shpellën. Muret e shpellës marrin formë tjetër dhe të çojnë te një derë e vogël që sapo shfaqet. Ajo hapet dhe një erë e fortë nis të më shtyjë brenda saj. Më vijnë në mend të gjitha përpjekjet që kam bërë: Përkushtimi ndaj studimit, mënyra si i kam zbatuar përsosmërisht ligjet e Zotit, ngjitja në mal, sfidat, madje edhe ky kalim i gjatë në shpellë. E gjitha kjo më ka sjellë një rritje shpirtërore për t’u pasur zili. Tani isha gati për të qenë i lumtur dhe për të përmbushur ëndrrat e mia. Shpella tejet e frikshme e dëshpërimit më detyroi që të bëja lutjen time. Më kujtohen në këtë çast sublim të gjithë ata që kanë kontribuar në fitoren time direkt ose indirekt: Mësuesja e shkollës sime fillore, Zj.Sokorro, që më mësoi shkrim dhe lexim, mësuesit e mi të jetës, shokët e mi të shkollës dhe të punës, familja ime dhe roja që më ndihmoi të kaloja sfidat dhe këtë shpellë të madhe. Era e fortë vazhdon të më shtyjë drejt derës dhe shumë shpejt do gjendem brenda dhomës së fshehtë.

      Forca që më shtyu, më në fund ndalet. Dera mbyllet. Ndodhem në një dhomë jashtëzakonisht të madhe që është e lartë dhe e errët. Në anën e djathtë është një maskë, një qiri dhe një Bibël. Nga e majta është një pelerinë, një biletë dhe një kryq. Në qendër, lart fare, është një aparat i rrumbullakët me një pamje interesante i bërë prej hekuri. Eci nga ana e djathtë: Vë maskën, marr qiririn dhe hap Biblën në një faqe çfarëdo. Eci nga ana e majtë: Vë pelerinën, shkruaj emrin dhe nënshkrimin tim në biletë dhe shtrëngoj kryqin me dorën tjetër. Eci në drejtim të qendrës dhe vendosem mu poshtë aparatit. Them 7 gërmat magjike: Profeti. Menjëherë, një rreth drite del nga aparati dhe më mbështjell të tërin. Nuhas erën e temjanit që digjet çdo ditë në kujtim të ëndërrimtarëve të mëdhenj: Martin Luther King, Nelson Mandela, Nënë Tereza, Francis i Assisit dhe Jezu Krishti. Trupi më dridhet dhe nis të shkasë. Shqisat e mia nisin të zgjohen dhe nëpërmjet tyre jam në gjendje të dalloj më mirë ndjenjat dhe qëllimet. Dhuntitë e mia janë forcuar dhe me anë të tyre jam në gjendje të bëj mrekullira në kohë dhe hapësirë. Rrethi mbyllet gjithnjë e më shumë dhe çdo ndjenjë e fajësisë, intolerancës dhe frikës më fshihet nga mendja. Jam pothuajse gati: Një sërë vegimesh të njëpasnjëshme nisin të shfaqen dhe më pështjellojnë. Më në fund rrethi largohet. Në një çast, hapen disa dyer të njëpasnjëshme dhe me anë të dhuntive të reja unë mund të shoh, ndjej dhe dëgjoj shkëlqyeshëm. Britmat e personazheve që duan të tregojnë, vende dhe kohë të qarta nisin të dalin në pah dhe pyetje kuptimplote nisin të më gërryejnë zemrën. Sfida për t’u bërë mendjemprehtë filloi.

      Pasi arrita gjithçka, tani ajo që më mbeti ishte që të largohesha nga shpella dhe të bëja udhëtimin tim të vërtetë. Ëndrra m’u plotësua dhe tani më duhet vetëm ta vë në zbatim. Filloj të eci dhe mbas pak lë dhomën e fshehtë. E ndjej se asnjë qenie tjetër njerëzore nuk do t’i pëlqejë të hyjë aty ndonjëherë. Shpella e dëshpërimit nuk do jetë përsëri ajo e njëjta pasi unë të largohem fitimtar, me vetëbesim dhe i lumturuar. Kthehem tek skenari i tretë: Imazhet e shenjtorëve mbeten të paprekura dhe ata duken të lumtur me fitoren time. Kupa është zvogëluar dhe tashmë është e thatë. Vera ishte fantastike. Punoj me qetësi për skenarin e tretë dhe ndjej atmosferën rreth e qark. Është vërtet po aq e shenjtë sa edhe shpella dhe mali. Bërtas nga gëzimi dhe jehona që del përhapet në të gjithë shpellën. Bota nuk do jetë më e para pas ardhjes së Profetit. Ndalem, mendoj dhe shoh veten me të gjitha mënyrat. Me një puthje të fundit lamtumire, e lë skenarin e tretë dhe kthehem te po ajo derë që zgjodha në të majtë. Rruga e Profetit nuk do jetë një rrugë e lehtë pasi do ishte sfidë e madhe për të kontrolluar plotësisht forcat e kundërta të zemrës dhe më pas për t’ua mësuar këtë edhe të tjerëve. Rruga në të majtë, e cila ishte zgjedhja ime, përfaqëson dijen dhe të mësuarin e vazhdueshëm qoftë me forcat e fshehta, pendimin apo dhe vetë vdekjen. E ecura bëhet rraskapitëse pasi shpella është e madhe, e errët dhe shumë e lagësht. Sfida e Profetit mund të jetë më e madhe nga sa konceptohet: Sfida e pajtimit të zemrave, jetëve dhe ndjenjave. Por nuk mbaron me kaq: Më duhet akoma të kujdesem për rrugën time. Galeria ngushtohet dhe bashkë me të edhe mendimet e mia. Më pushton ndjenja e përmallimit, ashtu edhe nostalgjia për matematikën dhe për jetën time personale. Dhe në fund, vjen edhe nostalgjia për veten. Shpejtoj hapat dhe menjëherë gjendem në skenarin e dytë. Pasqyrat e thyera tani paraqesin copëzat nga mendja ime që ishin ruajtur dhe zmadhuar: ndjenjat e mira, virtytet dhe aftësia për të ditur se kur kam gabuar. Skenari i pasqyrave është një reflektim i vetë shpirtit tim. Këtë vetë-dijen time do ta marr me vete për gjithë jetën. Akoma në kujtesën time janë pamja e fëmijës, djalit pesëmbëdhjetëvjeçar dhe ajo e plakut. Janë tre nga shumë fytyrat e mia që unë i ruaj sepse ato janë historia ime. E lë skenarin e dytë dhe bashkë me të edhe kujtimet. Gjendem në galerinë që më çon në skenarin e parë. Pritshmëritë për të ardhmen dhe shpresat janë ripërtërirë. Unë jam Profeti, një qenie e evoluar dhe e veçantë, e destinuar për t’i bërë shumë shpirtra të ëndërrojnë. Periudha që më pret pas shpellës do më shërbejë si trainim dhe përmirësim i aftësive të mia të mëparshme. Eci edhe pak më tej dhe i hedh një shikim të shpejtë labirinthit. Kjo sfidë gati më shkatërroi. Shpëtimi im