Название | Shkrimtari |
---|---|
Автор произведения | Danilo Clementoni |
Жанр | Научная фантастика |
Серия | |
Издательство | Научная фантастика |
Год выпуска | 0 |
isbn | 9788873045052 |
«Tani qetësohuni djema» foli koloneli, duke i theksuar fjalët e tij me anë të gjesteve me duar. «Fundja, me aq sa kuptova, pa Theosin nuk mund të bëhet dot asgjë, apo jo?»
«Bah, ndoshta do mundesha të organizoja diçka po njëlloj» foli Petri duke kruajtur kokën.
«Më falni për shpërthimin, miku im» tha komandanti i penduar. «E di që nuk është faji yt. Ky është vërtet një moment i keq për të dy.» Pastaj, duke i vënë një dorë tek supi, shtoi «Shiko se çfarë mund të bësh. Besoj se është shumë e rëndësishme që ta gjesh dhe ta marrësh përsëri atë objekt sa më shpejt që të mundesh.»
«Mos u merakos Zak. Pa problem fare. Do të përpiqem të sajoj ndonjë gjë, duke u rregulluar me ato pak mjete që më kanë ngelur.»
«Vetëm ti mund tâia dalësh mbanë. Jemi në duart e tua»
«Po shkoj» dhe, pa shtuar gjë tjetër, Eksperti doli nga tenda laboratorike duke lënë pas vetëm disa shtëllunga pluhuri.
«Do tâia dalë?» pyeti Xheku i pasigurt.
«Sigurisht. Nuk kam asnjë dyshim. Petri ka aftësi të jashtëzakonshme. Më shumë se një herë e kam parë të realizojë gjëra që as edhe një ekip me Artizanët më të mirë nuk do ishte në gjendje tâi bënte. Ãshtë një person fantastik. Më vjen keq që kam qenë ca si shumë i ashpër me të. I dua të mirën me shpirt dhe do të isha gati të jepja jetën për të në çfarëdo lloj momenti.»
«Mos u shqetëso Zak» foli Elisa me një zë të thellë shumë të ëmbël. «Ai e di shumë mirë. Ãshtë një moment i keq por do ta kapërcejmë pa probleme. Nuk kam fare dyshim.»
«Faleminderit Elisa. Vërtet shpresoj me gjithë zemër.»
Pasadena, Kaliforni â Skuta
Sapo u hap dera, burri tepër i shëndoshë u godit nga një rrymë e këndshme me ajër të freskët. Kondicioneri i dhomës, i ndezur që një mbrëmje më parë, e kishte bërë punën e vet në mënyrë fantastike.
«Ãa mrekullie» tha. «Nuk po mundja ta duroja dot më atë të nxehtë asfiksues.»
«Sikur të vendosje të bëje një dietë serioze dhe të liroheshe nga gjithë ai dhjamë që mban me vete, i nxehti nuk do të të bezdiste edhe aq shumë.»
«Por ti gjithmonë me tulet e mia kapesh?»
«Quaji tule. Do mund të rrije pa merak një muaj pa ngrënë» u shpreh tipi i hollë që shpërtheu menjëherë pas kësaj në një të qeshur me zë të lartë.
«Po bëj sikur nuk e dëgjova.»
Apartamenti i vogël që të dy e përdornin si bazë ishte rregulluar në mënyrë krejtësisht spartane. Në sallonin kryesor kishte vetëm një tavolinë të thjeshtë druri në ngjyrë të hapur me katër karrige në po atë ngjyrë dhe një divan të rëndë ngjyrë gri të errët me shiltet dhe krahët e ngrëna. Në qoshen në afërsi të derë-dritares që shikonte mbi një oborr të trishtueshëm, një vazo plastike ngjyrë kafe mbante brenda ato çka kishin mbetur nga një lule Washingtonia Filifera e cila, pavarësisht rezistencës së saj ndaj klimës së thatë, ishte tharë disa javë më parë si pasojë e mungesës së ujit. Banjoja tepër e vogël tregonte shenja të dukshme të neglizhencës. Disa pllaka kishin dalë nga vendi dhe njolla të mëdha të errëta mbi tavanin e dalë boje dëshmonin për rrjedhje uji që asnjëherë nuk ishte ndrequr. Dy dhoma gjumi tepër të ngushta, secila me nga një krevat të vetëm dhe një komodinë të prishur, bashkë me një aneks guzhine ku gjendej një mobilje të paktën njëzet vite e vjetër, kompletonin gjithçka tjetër të atij të ashtuquajturit apartament.
«Natyrisht që përsa i përket shijeve në zgjedhjen e skutave, ti je vërtet më i miri, hëë?» komentoi tipi i gjatë dhe i hollë.
«Pse? Ãfarë ka që nuk shkon në këtë vend?»
«Ãshtë një mishmash. Ja çfarë ka që nuk shkon. Këtu flasim gjithmonë për të bërë një thes me pare por, në fund, katandisemi përherë në këto gjiriza të shpifur.»
«Por ti gjithmonë ankohesh» ia ktheu ai i shëndoshi. «Të përpiqemi se mos e vendosim këtë gjënë dhe do ta shohësh që do të rregullohemi një herë e mirë.»
«Epo, meqë e thua ti... Puna është se unë nuk jam edhe aq i bindur.»
«Ec tani, më kalo kompjuterin portabël që të tregoj një gjë.»
Tipi i hollë mori nga mbrapa divanit një çantë të vogël të zezë me rrip dhe nxori prej andej një notebook ngjyrë gri të errët. E kqyri për një çast pastaj ia kaloi shokut të tij që e vendosi mbi tavolinë dhe e ndezi. Ndenjën të dy për pak duke vështruar ekranin ndërkohë që sistemi përfundonte proçedurën e ndezjes, derisa në një moment të caktuar, tipi i hollë shfryu «Nuk i duroj dot më këto gjëra. Po kaloj orë të tëra duke parë kolona progresi, ora me rërë që rrotullohen, azhornime të ndryshme... Si është e mundur që nuk arrihet që të bëhet një kompjuter që të funksionojë si televizor? Shtyp butonin dhe ndizet.»
«Tamam, do të ishte vërtet gjë e bukur. Kurse unë, gjëja që urrej më shumë është kur, pasi ke mbaruar së punuari dhe do ta fikësh për të vajtur në shtëpi, kompjuteri të paraqet një goxha mesazh ku shkruhet âMos e fik kompjuterin. Azhornimi i instalimit nga 1 në 325 është duke u ekzekutuar...â dhe të takon të presësh gjysëm ore ndërkohë që bën ato punët e veta. Po a nuk mund tâi bënte që më parë ato dreq azhornimesh? Duhej të më priste pikërisht mua që të bëhesha gati për tâu larguar?»
«Eh, informatika. Ndoshta, programuesit që kanë projektuar këto sisteme gëzohen madje kur na shohin ne të shkretët e pakallur që shkatërrojmë nervat para âkrijimeveâ të tyre.»
«Po thua se e bëjnë kastile?»
«Nëse mendon se sot, për të shkruar një letër, nevojitet një kompjuter me një forcë përpunuese miliarda herë më të madhe se ajo që misionet Apollo kanë përdorur për të dërguar njeriun në hënë, ma ha mendja se diçka është duke shkuar keq në evoluimin teknologjik.»
«Por, ti je eksperti» komentoi ai i holli. «Me siguri që, kohë kanë humbur shumë por