Sëmundja E Alzheimerit I. Dr. Juan Moisés De La Serna

Читать онлайн.
Название Sëmundja E Alzheimerit I
Автор произведения Dr. Juan Moisés De La Serna
Жанр Здоровье
Серия
Издательство Здоровье
Год выпуска 0
isbn 9788873046424



Скачать книгу

8f8d-b84c-5e1e-9411-1791411b49a3">

      PARATHËNIE

      Çfarë është kjo sëmundje? Cilat janë shkaqet? Çfarë pasojash sjell? Zbuloji të gjithë çelësat e sëmundjes së Alzheimerit. Alzheimeri është një sëmundje që po shtohet përsa i përket numrit të rasteve të prekura gjatë viteve të fundit, dhe në këtë aspekt kanë lindur shumë pyetje në momentin kur një person apo një i afërm njihet me diagnozën, si për shembull: çfarë është Alzheimeri? Cili është shkaku? A ka një trajtim të tij? Si zhvillohet sëmundja? Çfarë pasojash sjell në jetën e përditshme? Cilat janë efektet psikologjike mbi pacientin?

      Hapet kështu një mori pyetjesh që tentojnë të ulin pasigurinë që shkaktohet kur arrin të marrësh vesh se vuan nga një sëmundje çdo herë e “më të hasur” dhe më të vështirë, për të cilën dihen tashmë edhe zhvillimet e fundit shkencore, dhe kjo pasiguri ndodh jo vetëm për shkak të një pjese të madhe të kompleksitetit të gjuhës teknike që përdoret, por edhe sepse këto zhvillime të fundit vijnë zakonisht tek specialistët nëpërmjet mbledhjeve dhe kongreseve ku shpërndahet një informacion i tillë.

      Objektivi:

      Objektivi i këtij libri elektronik është që të shërbejë si model fillestar për ata persona që vuajnë vetë ose kanë një të afërm në familjen e tyre që vuan nga sëmundja e ALZHEIMERIT.

      Ky libër ka për qëllim të prezantojë në formë sa më të qartë rezultatet e kërkimeve të fundit mbi sëmundjen e Alzheimerit, duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve thelbësore, si nga këndvështrimi i pacientit ashtu edhe i familjarëve të tij, duke filluar nga më kryesorja: çfarë është Alzheimeri? Cilat janë shkaqet? Dhe çfarë pasojash sjell në jetën e pacientit dhe të afërmve të tij?

      Ky libër u adresohet:

      - Specialistëve të shëndetit që dëshirojnë të thellojnë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

      - Profesorëve që duan t’u ofrojnë studentëve të tyre një informacion të azhornuar mbi sëmundjen e Alzheimerit.

      - Kujtdo që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe të afërmve të tij/saj në mënyrë që t’i mësojë se si të veprojnë për t’i bërë ballë kësaj sëmundje.

      Çështjet

      Si më poshtë do të gjeni secilën nga çështjet thelbësore që trajtohen në këtë punim:

      - Përkufizimi i Alzheimerit: pavarësisht gjithë asaj që është dëgjuar të flitet për Alzheimerin, për shumë njerëz është akoma i panjohur.

      - Shkaqet e Alzheimerit: zbulo shkakun e Alzheimerit, duke e njohur më mirë me qëllim parandalimi.

      - Pasojat e Alzheimerit: si për jetën e personit që është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, ashtu edhe për të afërmit e tij/saj.

      Índice

        PARATHËNIE

        FALENDERIME

        KAPITULLI 1. PËRKUFIZIMI I ALZHEIMERIT

        KAPITULLI 2. SHKAQET E ALZHEIMERIT

        KAPITULLI 3. PASOJAT E ALZHEIMERIT

        KONKLUZIONE

        Juan Moises de la Serna

      Alzheimeri erdhi, u fut me forcë në shtëpi, nuk e ftoi askush, por do të ngelet aty.

      Pak nga pak i sëmuri do të ketë humbje të kujtesës dhe ajo çka duhet bërë është që ta ndihmoni me kujdes dhe ngrohtësi.

      Truri është dëmtuar, kjo gjë nuk mund të shmanget, do të harrojë të kaluarën, dhe ti mund ta ndihmosh.

      Duke e trajtuar me ngrohtësi, dhe duke i dhënë shumë dashuri, nuk do ta qortoni, nuk do krijoni këtë lloj gjendje.

      Harresa do të shkaktojë ankth, evito ato çka mundesh, dhe kështu do ta ndihmosh.

      Dashuria që je duke i dhënë do t’i pëlqejë shumë atyre syve që të vështrojnë, dhe kështu do të ta shprehë.

      – DASHURIA –

      Kushtuar prindërve të mi

      FALENDERIME

      Përfitoj këtu për të falenderuar të gjithë personat që kanë bashkëpunuar duke dhënë kontributin e tyre për realizimin e këtij libri, në mënyrë të veçantë profesor doktor Quazi Imam, drejtori mjekësor i spitalit “Arlington Memorial në Teksas” (SHBA) dhe personelit të C. R. E. Alzheimer (qendra e referencës shtetërore për vëmendjen ndaj personave me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencave të tjera) të I.M.S.E.R.S.O., dhe veçanërisht personat që i janë përgjigjur këtyre pyetjeve thelbësore mbi Alzheimerin, profesoresha Elena González, përgjegjëse e sektorit të informacionit, dokumentacionit, kërkimit dhe vlerësimit; profesor doktor Francisco Javier Gay, neurolog dhe profesoresha Beatriz Onecha, asistente sociale/sociologe.

      KAPITULLI 1. PËRKUFIZIMI I ALZHEIMERIT

      Një nga realitetet jetësore të pamohueshme është se ai avancon çdo ditë, dhe se do të ndalet në një moment të ardhshëm. Dy janë ditët që do ta shoqërojnë njeriun deri në varr, dita e lindjes dhe ajo e vdekjes.

      Në mes të tyre, zhvillohet jeta, me të gjitha gëzimet dhe dhimbjet e saj, me të gjitha mundësitë dhe pengesat.

      I gjithë njerëzimi dëshiron të ketë një jetë të gjatë, dhe më mirë akoma nëse do të gjendeshin edhe të afërmit aty pranë.

      Por ndërsa vitet kalojnë, fuqitë bien, forcat dhe aftësitë nuk janë si njëherë e një kohë, dhe dalngadalë do ta gjeni veten më pak të aftë për të kryer ndonjë aktivitet, por nëse ekziston ndonjë e keqe së cilës i druheni më shumë edhe se vetë vdekja, ajo është sëmundja, dhe mbi të gjitha nëse është me dhimbje.

      Në fakt, askujt nuk i pëlqen të ketë dhimbje, ajo shërben si sinjal për të paralajmëruar organizmin se diçka nuk funksionon mirë, por kur dhimbja vazhdon si rrjedhojë e ndonjë problemi me shëndetin, gjendja mund të bëhet e padurueshme.

      Dhe akoma më e frikshme është sëmundja e Alzheimerit.

      Alzheimeri është një sëmundje neurodegjenerative, dhe godet kryesisht trurin duke humbur kështu gradualisht funksionet e tij.

      Konkretisht shkaktohet nga shfaqja e disa qelizave si pllakat e pleqërisë dhe lëmshet neurofibriliare, që akumulohen brenda trurit, duke shkaktuar humbje progresive të funksioneve, nga të cilat më evidentja është humbja e kujtesës.

      Kjo sëmundje e mori emrin nga zbuluesi i saj, psikiatri Alois Alzheimer që në vitin 1906 qe i pari që mbajti shënim shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje. Është e nevojshme të bëhet dallimi midis kësaj sëmundjeje dhe humbjes progresive të kujtesës si rrjedhojë e kalimit të viteve dhe moshës së madhe, prandaj duhet të ekzaminohet për të përjashtuar ekzistencën e patologjive të tjera që mund t’i japin shpjegim këtyre problemeve me kujtesën.

      <<Është një sëmundje neurodegjenerative me një fillim të fshehtë dhe zhvillim gradual që karakterizohet klinikisht me shfaqjen e demencës dhe në aspektin anatomopatologjik nga lëmshet neurofibriliare ndërneuronale dhe pllakat jashtëqelizore të amiloidit.

      Qendra e referencës shtetërore e Alzheimerit.>>

      Sigurisht nëse ke patur rastin të pyesësh