Desire. Tan Prifti

Языкознание. 1

Скачать книгу
Читать онлайн

Desire


Год выпуска 0

isbn 9783750220270

Автор произведения Tan Prifti

Жанр Языкознание

Серия 1

Издательство Bookwire


Parathënia
Në dy Librat e botuar më parë "Dashuri që Vret " dhe «Jetë Moderne» lexuesi Shqiptarë ka patur mundësinë të lexojë ,pse jo edhe të ndjejë edhe ai, «Botën e Erotizmit» atë Botë që deri dikur ishte e ndaluar në Shqipëri. Të bëhet edhe «Ai» pjesë e Personazheve duke u ndjerë vetë si një i tillë. Këtë mundësi të dashur Lexues dhe Fansat e mi ju do e keni pikërisht në këtë Libër. Ky është një Libër krejt ndryshe nga dy Vëllimet e mëparshme, pikërisht sepse bazohet në ngjarje të vërteta por të shkruara me shumë Fantazi nga Unë si Autor dhe gjithashtu duke e përpunuar me një stil të veçantë të tërë Historinë, me Stilin e Erotikës. Ndryshe do kishim të bënim me një Biografi dhe jo thjesht një Libër siç është tani Erotik. Historitë janë të marra por ritheksoj përsëri, janë të përpunuara me shume Fantazi nga unë. Ashtu sikurse në çdo Histori Dashurie ndjenjat ndërthuren dhe degëzohen në Epsh, intrigë, mashtrim,frikë,mankth, apo viktimë edhe në këtë Libër, gjenden të gjitha sëbashku. Të gjitha këto ndjenja ndonjëherë të fshehta dhe ndonjëherë direkte,ne i shprehim të gjitha këto, në Jetën tonë.Secili nga Ne, ndjen ndryshe, shprehet ndryshe dhe vepron i veçantë.Bota erotike është një Botë më vete, ku ndjenjat shprehen ndezur dhe të mrehta,të furishme, të shpërqendruara. Ne sepse jemi të ndryshëm, arsyetojmë dhe mendojmë ndryshe nga njeri – tjetri. Kjo është tipike dhe e veçantë. Erotik është fillimi i gjithçkaje.(P.sh) Një grua e zhveshur diku në rërën e nxehtë apo dhe gjysëm e zhveshur diku në një vend tjetër , ndez një zjarrë tek Ne meshkujt. Një shikim i mprehtë, dëshirues i lehtë, ndez gjithashtu ndjenjat tek të dy gjinitë. Sikurse thjesht edhe vetëm një Foto e një femre të bukur pak të zbuluar, ngjall Erotik, ringjall «Dëshirë Seksuale. Pra Erotika dhe Seksi janë shumë domethënëse në jetën tonë. Sa më të zgjatura dhe Emocionuese ato të jenë, aq më e fortë bëhet marrëdhënia mes Paresh(Çiftesh).Ne mundohemi ti kontrollojmë ato por në shumicën e rasteve dalim jashtë kontrollit.Në këtë Libër të dashur lexues dy Personazhet kryesorë janë Anna,një Grua e re dhe e bukur, me një trup mesatar fizikisht Sportiv. Anna është 34 vjetë, me flokë të lyer në të kuqërremte, dy Sy të vegjël në ngjyrë jeshilë, Buzë në formë përfekte që duken sikur janë të derdhura. Në shikim të parë Anna duket si një Fotomodele, vetëm që i mungon gjatësia trupërore. Një gjoks të rrumbullakët mesatar, të ndenjura si të një 'Dardhe». Me pak fjalë një «Ëngjëll» mjaftë tërheqëse, por edhe e zgjuar. Ç'do mashkull do e dëshironte, do e adhuronte, apo do mundohej ta përvetësonte. Por është e mundur një gjë e tillë? Dashuria është si një dallgë, herë përplaset lehtë-lehtë në breg dhe herë e furishme dhe e turbullt.. Epshi apo Qejfi është diçka krejt ndryshe. Ai vjen me furi dhe pasi derdhet ose shfryhet si një llavë e nxehtë, t'kurret më pas dhe ftohet, duke pritur shpërthimin e rradhës në vazhdim. Pikërisht në këtë pikë duhet përkujdesje më tepër dhe surprizat nuk duhet të mungojnë kurrë. Personazhi i dytë është Remi. Një djalë Beqar edhe ai po 34 vjeç. Me një trup mesatar muskuloz, gjithashtu jo i gjatë, por një Cazanova i vërtetë. Historia është mjaftë e bukur dhe shumë e ndezur mes dy personazheve, Annës dhe Remit duke mos anashkaluar Personazhet e tjerë. Gjithçka mbetet për tu zbuluar më tej në vazhdimin e Librit… Emocionet do jenë të shumta dhe kureshtja ndizet në çdo faqe që ju do shfletoni..