Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj. Yael Eylat-Tanaka

Читать онлайн.
Название Mendësia E Suksesshme E Udhëheqësve Të Mëdhenj
Автор произведения Yael Eylat-Tanaka
Жанр Общая психология
Серия
Издательство Общая психология
Год выпуска 0
isbn 9788835421368



Скачать книгу

      Mendësia e Suksesit të

      Udhëheqësve të Mëdhenj

      ________________________________________

      (NUK JANË PARATË!)

      Përkthyer nga Aurel Manushi

© 2021 - JAEL EJLAT-TANAKA

      Libra të tjerë nga kjo autore

      PËR LEXUESIN: M. Carling është uni im i dytë i supozuar për disa libra të letërsisë artistike.

      Librat e shkruar me pseudonimin, M. Carling:

      • Koha e udhëtimit

      • Dhe Më Pas Nuk Kishte Asnjë (botuar 2016)

      • Dunat e erës - Zemra që digjet

      • Dunat e erës - Rëra fërshëllyese (botuar 2016)

      • Dunat e erës - Kameleoni (botuar 2016)

      Librat e shkruar me emrin tim të vërtetë, Jael Ejlat-Tanaka:

      • Pjesë të zakonshme të jetës

      • Ëndrrat - Poezi të Mendjes

      • Liqeni i Heshtjes

      • Libri i vlerave - Një udhëzues frymëzues për dilemat tona morale

      • Libri Kompakt i Vlerave

      • Dieta Siguron Jetën Tuaj - Shtatë Sekretet Thelbësore të Suksesit

      • Libër veprimi për provën e dietës

      • Mendësia e Suksesit të Udhëheqësve të Mëdhenj (Nuk Janë Paratë!)

      • Daktilet Fraktale - Libër për t’u ngjyrosur për të Rriturit

      • Britma! Tre histori të shkurtra terrori

      • Hakmarrja e Gruas Mace

      • Publikoni Librin tuaj duke përdorur CreateSpace

      • Publikoni Librin tuaj në Kindle

      • Publikoni Librin Tuaj me NOOK Press

      • Publikoni Librin Tuaj në Smashwords

      • Publikoni Librin Tuaj në BookTango

      • Publikoni Librin Tuaj në mënyrën tuaj

      • Altoparlanti Natyror - Arti i Kalimit Nga Frika te Mosfrika dhe Lënia e tyre pa fjalë

      E drejta e autorit

      E drejta e autorit 2016 @ Jaël Ejlat-Tanaka: Mendësia e Suksesit të Udhëheqësve të Mëdhenj (Nuk Janë Paratë!)

      Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në ndonjë formë, elektronike ose mekanike, përfshirë fotokopjimin ose postën elektronike, regjistrimin ose në ndonjë formë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, pa lejen paraprake të autorit.

      Posta elektronike: [email protected]

      Mirënjohje

      Shumë njerëz kanë dhënë ndihmesën e tyre në krijimin e këtij libri, që nga profesorët e dashur deri tek familja dhe miqtë e mi, që më mbështetën gjatë përgatitjes së këtij dorëshkrimi.

      Falënderimet e mia shumë të veçanta për mikun dhe kolegun tim, Dr. Xhon E. Krist për mbështetjen e tij të palëkundur në drejtimin e përqendrimit tim dhe duke më ndihmuar të vazhdoj në detyrën time deri në përfundimin e këtij libri.

      Prolog

      A jeni i gëzuar?

      A jeni i kënaqur me shëndetin tuaj fizik?

      A keni para të mjaftueshme për të shijuar jetën?

      A e doni familjen tuaj?

      A keni miq të mirë?

      A e shijoni kohën tuaj të lirë të mbushur me aktivitete dhe hobi që ju pëlqejnë?

      A ju pëlqen puna apo profesioni juaj?

      Këto pyetje janë krijuar për të nxjerrë një përgjigje psikologjike, emocionale. Në fakt, sa më thellë të futesh në këto pyetje, aq më shumë do të zbulosh për veten tënde. Këto pyetje pasqyrojnë se si ndiheni për jetën tuaj. Vëreni se si iu përgjigjën atyre: A kishte shumë “Po, por…” ose “Sigurisht, vetëm nëse ata…” ose “Sa do të doja!”

      Në faqet vijuese, do të zbuloni se këto gjëra të paprekshme janë çështje qëndrimi - tregues jo të vëzhgueshëm, të matshëm. Jeta që bëni është plotësisht brenda kontrollit tuaj: Sa para keni, çfarë makine ngisni, njerëzit me të cilët kaloni kohën – të gjitha janë brenda kontrollit tuaj!

      Vijoni të lexoni. Lejoni që idetë e këtushme të ndikojnë në ndryshimin e jetës tuaj për të cilën jeni të uritur.

      Përmbajtja

      E drejta e autorit v

      Mirënjohje vi

      Prolog vii

      Parathënie xi

      HYRJE 1

      Kapitulli 1 Ndryshimi i paradigmës 3

      Çfarë është suksesi - dhe çfarë nuk është 3

      Hyrje në rrugën e mëkatit 4

      Në kërkim të Vetvetes 6

      Kapitulli 2 Vazhdimësia e një koncepti të pakapshëm 9

      Suksesi nuk është një qëllim 9

      Përbërësit e Suksesit 10

      Kapitulli 3 Shtatë shtyllat e suksesit 11

      Kapitulli 4 Cilësitë Thelbësore të Suksesit 25

      Kapitulli 5 Fuqia e Madhe e Ndryshimeve të Vogla 29

      Kapitulli 6 Qëllimet - Le të Jemi Realistë 33

      Kapitulli 7 Udhëheqësit e Mëdhenj 45

      Jezusi 46

      Zigmund Frojdi. 46

      Rëne Dekarti. 47

      Buda. 47

      Sokrati. 49

      Markus Aurelius. 50

      Aristoteli. 50

      Abraham Maslou. 51

      Albert Shvajcer. 51

      Albert Ajnshtajn. 52

      Xhosef Kempbell. 52

      Konfuci. 53

      Tomas Xheferson. 53

      Vërejtje përfundimtare 53

      Epilog - Forca Lidhëse 59

      Bibliografi 67

      Parathënie

      Suksesi është ajo që të gjithë pretendojnë se duan; e megjithatë, pak janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të mjaftueshme se çfarë është. Për shumë, suksesi është famë dhe pasuri, ndonëse ata që me të vërtetë e arrijnë atë “qëllim” janë relativisht të paktë. Në fakt, suksesi është një koncept i menjëhershëm që kërkon ngritje dhe ripërcaktim të vazhdueshëm: Pasi të keni arritur atë që mendoni se është suksesi, duhet të vazhdoni të punoni për ta mirëmbajtur atë! Përkufizimi i suksesit nuk është i thjeshtë, por mjetet për të janë të hapura për këdo që me të vërtetë i miraton parimet e tij themelore. Për çudi, shumë prej atyre që nuk e shijojnë atë që kuptohet gjerësisht si sukses, ende pretendojnë të jenë të lumtur. Në fakt, siç do ta shohim, lumturia është një pjesë e pandarë e të gjithë fenomenit të suksesit.

      Të gjitha konstruktet, qofshin materiale apo abstrakte, varen nga disa blloqe ndërtimi; dhe të gjitha strukturat